Search

Ministrja Rizvanolli thotë se do të përfshijë nevojat e sektorit privat në tranzicionin e energjisë

27 Korrik, 2021


Qeveria aktuale e në veçanti Ministria në të cilën bën pjesë sektori i energjisë duket se po ndërmerrë hapa të ndërgjegjshëm, të menduar mirë dhe të sigurt gjatë hartimit të dokumenteve të reja strategjike të sektorit të energjisë.

Ministria e Ekonomisë muajin e fundit ka organizuar ngjarje dhe punëtori të ndryshme për të mbledhur akterët kryesor të sektorit të energjisë, lokal dhe ndërkombëtar, për të ndëgjuar propozimet, rekomandimet dhe të dhënat e përgatitura nga këta të fundit për sektorin e energjisë.

Në këtë mënyrë, sot në ‘Forumin e Solareve në Kosovë 2021’ Ministrja Rizvanolli theksoi në veçanti përfshirjen e nevojave të sektorit privat gjatw hartimit tw strategjisë së ardhshme të energjisë.

Rizvanolli: Çdo investim në burimet e ripërtëritshme duhet të shoqërohet me investime në kapacitete rezervë

Ndërsa vuri në dukje se planifikimi i mëparshëm dhe situata aktuale energjetike në vend bazohet në kapacitete gjeneruese të centralizuara dhe të veçanta, ajo deklaroi se tranzicioni energjetik është një proces i paevitueshëm dhe tejet i rëndësishëm për të ardhmen e sektorit energjetik në Kosovë.

Ajo ritheksoi kujdesin shtesë që duhet t’i kushtohet planifikimit të tranzicionit energjetik të Kosovës, veçanërisht në kostot ndihmëse apo shtesë të projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

“Çdo investim në burimet e ripërtëritshme duhet të shoqërohet me investime me kapacitete të rezervave që e bënë tranzicionin relativisht më të shtrejtë dhe rrjedhimisht e vënë një barrë shtesë mbi situatën socio-ekonomike të shoqërisë”, tha ajo.

Tranzicioni do të mundësojë vende të punës për inxhinierë të rinj por edhe ata me përvojë, përfshinë barazinë gjinore

Mbase një ndër brengat kryesore, që është konfirmuar edhe nga zyrtarë të përfshirë në sektor, është ajo që se cfarë mban e ardhmja për gjeneratën ‘e mëparshme’ të punëtorëve në sektorin e energjisë.

Fjala është për pjesën e angazhuar në gjenerim konvencional të energjisë, nga thëngjilli, dhe mundësinë e adaptimit të tyre në kërkesat e reja të tregut të punës në këtë sektor

Ministrja Rizvanolli siguroi se politikat për industrinë e gjelbër do të ofrojnë mundësi të shumta punësimi, për inxhinierë të ri por edhe ata me eksperiencë në fusha të tjera.

“Me krijimin e një infrastrukture të drejtë ligjore, teknike, politike për sektorin privat të industrisë së gjelbër ne gjithashtu sigurojmë që të ofrojmë mundësi të shumta punësimi, qoftë për inxhinierë të ri të kësaj fushe, qoftë për inxhinierë profesionist të tjerë me eksperiencë në fusha të tjera të cilët mendoj se me ndërhyrje të vogla mund ta gjejnë vetën shumë lehtë në këtë industri”, tha ajo.

“Meqë jemi tek integrimi dhe tranzcioni i drejtë, vlenë të theksohet që me krijimin e vendeve të shumta të punës, ne nuk do ta anashkalojmë nevojën që në dekada të ardhshme të ndihmojmë fuqinë punëtore ekzistuese të kalojë nga një industri e ndotur në një industri të gjelbër”, tha Rizvanolli.

Tutje, ajo poashtu përmendi edhe barazinë gjinore dhe përfshirjen e gjinisë femërore në këtë sektor të dominuar nga gjinia e kundërt.

“Dhe gjithashtu duhet të sigurohemi që të gjithë segmentet e popullatës, duke përfshirë edhe gratë, janë të përfaqësuara mirë në sektorin e energjisë për dallim nga e kaluara”, theksoi Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli synon t’i jap rëndësi të veçantë përfshirjes së nevojave të sektorit privat në sektorin energjisë dhe tranzicionin energjetik

Rizvanolli theksoi se një ndër prioritetet rreth vendimmarrjes së sektorit të energjisë do të jetë krijimi politikave përmes të cilave qytetarët e në veçanti sketori privat do të ketë mundësi të investojë në burime të energjisë së ripërtëritshme.

“Politika përmes të cilave sigurojmë se sektori privat i BRE-së, edhe pse i ri, do të ketë mundësi zhvillimi ashtu siç kanë mundësi kompanitë e tjera në vende të tjera, ku politika progressive për gjenerim të energjisë së riëprtëritshme tanimë zbatohen”, tha ajo.

“Qëllimi i këti forumi është që të ju sigurojmë që minsitria jonë po mbanë shënime rreth nevojave të sektorit privat vendorë në fushën e energjisë solare, dhe do të bashkëbisedojmë për rolin e saj në strategjinë e ardhshme energjetike të Kosovës”.

Tutje, minstrja ritheksoi rëndësinë e konsumatorëve vetëprodhues.

Rizvanolli sqaroi se ky segment i sektorit të energjisë nuk mund të zëvendësojë plotësisht nevojën e instalimit të kapaciteteve të mëdha gjeneruese, mirëpo përbënë zhvillimin e një demokracie energjetike në mënyrë që qytetarët të jenë më afër venddimarjes sëe politikave energjetike

“Ne nuk duhet të harrojmë që ofrimi i mundësive për ‘prosumers’ nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e kapaciteteve të reja të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, por gjithashtu edhe me zhvillimin e një demokracie energjetike”, tha ajo.