Search

Mihjet e braktisura të qymyrit në Britani janë duke u testuar rreth mundësisë së shëndrrimit në impiante të energjisë gjeotermale

14 Maj, 2021


Një projekt i cili synon që të shfrytëzoj energjinë gjeotermale nga mihjet e përmbytura nga uji dhe të papërdorura të qymyrit në veri-lindje të Anglisë ka marrë një hap përpara këtë javë pasi që është dhënë leja për planifikim të fazës testuese.

Në një deklaratë në fillim të javës, Këshilli i Jugut të Tyneside ka thënë se zhvillimi do të “tërheq energjinë gjeotermale nga mihjet e përmbytura nga uji dhe të braktisura në Hebburn Colliery”, mihje e cila është hapur në fund të shekullit të 18 dhe ishte mbyllur në 1932.

Idea përfaqëson ambicien për të ngrohur ndërtesat në pronë të këshillit, që është duke punuar në projektin në bashkëpunim me Universitetin e Durahm dhe Autoritetin e Thëngjillit të Britanisë së Madhe.

KEK vazhdon projektet mjedisore, nis planet për investime në prodhimin e energjisë së pastër

Lexo më shumë

Mihjet e braktisura në mungesë të mirëmbajtjes përmbyten nga uji, e ky i fundit me anë të proceseve gjeotermike pëson ngritje të temperaturave dhe shëndrrohet në një burim gjeotermik

Mihjet e braktisura të Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet të jetë një burim i mirë i shfrytëzimit të energjisë gjeotermale, gjë që Departamenti i Energjisë në SHBA e përshkruan si “një burim thelbësor dhe të pastër të energjisë” në vitet e ardhshme.

Tutje, siç ka nënvizuar edhe Autoriteti i Thëngjillit, “Kur mihjet nëntokësore janë braktisur, pompat që mbajtën të thatë mjaft shpesh janë ndalur dhe mihjet janë mbushur me ujë”.

Në këtë mënyrë proceset gjeologjike e ngrohin uji, kanë shtuar ata, dhe temperaturat mbesin të qëndrueshme përgjatë tërë vitit.

Në Hebburn, është në planë që të shphen dy puse për të marrë ujin nga mihjet, me testimet që do të ndërmerren për të siguruar se projekti është i zbatueshëm.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, një pompë nxehtësie me burim uji eventualisht do të përdoret për “të nxjerr nxehtësinë nga uji i mihjes para se të kompresohet në një temperaturë shumë më të lartë”. Gjersa është bërë e ditur se ndërtimi i puseve është planifikuar të përfundohet në vjeshtë të këti viti.

“Puna në fazën testuese i këti projekti do të filloj pa asnjë vonesë”, ka thënë Tracey Dixon, që është lideri i Këshililt të Jugut Tyneside, në një deklaratë këtë javë.

Këtë verë Kroacia do të fillojë ndërtimin e termocentralit të dytë gjeotermik

Lexo më shumë

Projekte të tjera në lidhje me përditësimin, në shpresë të ripërdorimit, të mihjeve përfshinë edhe shfrytëzimin e hapësirës për impiante solare

Dixon poashtu ka shtuar se ky projekt, i cili do të përfitoj nga më shumë se 3.9 milion sterlinga në financim nga Fondi i Zhvillimit Regjional Evropian pritet që të sjellë një ulje prej 319 ton të emetimeve të karbonit në baza vjetore.

Ndryshe, projekti Hebburn Colliery është një nga disa projektet e Mbretërisë së Bashkuar që synon të prezantoj teknologji të reja të energjisë në hapësira të mihjeve të vjetërsuara.

Në mars, ishte deklaruar se një mihje e shëndrruar në depone të mbeturianve në veri-lindje të Anglisë do të ishte subjekt i përfitimit të teknologjive të qëndrueshme dhe speciifikave të tjera të desajnit.
Tutje, projekti për të përditësuar deponinë e Morrison Busty në qarkun e Durham do të fokusohet në ndërimin e një impianti për të gjeneruar energji elektrike nga energjia solare, 3MË, që do të furnizoj operacionet në atë hapësirë.

Për më tepër, pikat e rimbushjes për automjete elektrke poashtu do të integrohen në planet zhvillimore, gjersa kapacitetet për ruajtjen e energjisë, bateritë, poashtu do të inkorporohen në sistem.

Si u dekarbonizua Britania më shpejtë se çdo vend tjetër i pasur

Lexo më shumë