Search

Si u dekarbonizua Britania më shpejtë se çdo vend tjetër i pasur

02 Mars, 2021


Gjatë verës së vitit 2020, kur rastet me koronavirus kishin rënë dhe jeta po dukej për kohë të shkurtë shumë normale, dicka shumë jo-normale po ndodhte me furnizimin me energji elektrike në Britani. Asnjë sasi qymyri nuk ishte djegur për të prodhuar energji elektrike për më shumë se dy muaj, dicka që nuk ka ndodhë që nga viti 1882.

Katër termocentralet e mbetura të Britanisë që djegin qymyrin për prodhim të rrymës tani më duken si ‘zombi’. Brenda disa viteve edhe këto katër termocentrale do të mbyllen dhe sipas të gjitha gjasave, Britania kurrë më nuk do të djegë qymyrin.

Mbyllja e termocentraleve që prodhonin rrymën duke djegur qymyrin ka ndihmuar Britaninë të ndalojë emetimet e karbonit më shpejtë se cdo vend tjetër i pasur. Sipas të dhënave të Departamentit të Biznesit dhe Energjisë dhe Strategjisë Industriale, krahasuar me vitin 1990 emetimet në Britani kanë rënë për 66 për qind.

Si shembull, në Gjermani emetimet kanë rënë për vetëm 29 për qind, ndërsa qymyri ende përdoret për të prodhuar diku rreth 24 për qind të energjisë elektrike. Që nga viti 1990, Britania ka arritur të ndalojë emetimet për mesatarisht 1.8 herë më shumë se çdo vend tjetër në BE.

Suksesi i Britanisë e ka shndërruar këtë vend në lidere në debatet globale për ndryshimet klimatike. Këtë vit Britania do të jetë nikoqire e ngjarjes ‘cop26’ në Glasgou, ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme botërore për klimën.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, është ndikuar nga trended e energjisë së pastër dhe është duke zhvilluar aktivitete të shumta që mund të definohen si ‘diplomaci klimatike’, në kuadër të përpjekjeve të përcaktimit të vendit dhe pozitës së Britanisë në botë pas procesit të ‘Brexit’. Në nëntor Johnson prezantoi planin dhjetë pikësh për revolucionin e gjelbër industrial, që përfshinte edhe investime prej 17 miliard dollarësh në energji të gjelbër.

Por nëse shikohet suksesi i Britanisë në procesin e dekarbonizimit mund të konkludohet se shumë nga rezultatet ishin të rastësishme dhe se problemet më të mëdha janë ato në vijim. Pas një dekade të përmbushjes së objektivave ligjore të dekarbonizimit, Britania tani po largohet nga ky rrugëtim.

Edhe pse mund të duket e çuditshme për politikat e krahut të djathtë, Margaret Thatcher ishte një besimtare e hershme e dëmeve të mëdha të ngrohjes globale. Ajo shtyu temën e dekarbonizimit përmes politikave që kishin qëllime tjera. Duke shkatërruar sindikatat e minatorëve në vitet e 1980ta, ajo neutralizoi grupet më të fuqishme që favorizojnë përdorimin e qymyrit. Në anën tjetër, privatizimi i tregjeve energjetike tëBritanisë dhe hapja e Detit të Veriut për shfrytëzimin e naftës dhe gazit dobësuan edhe më shumë industrinë e qymyrin.

Emetimet ranë në nivele të ulëa pasi Thatcher u largua nga zyra, por shumë kohë para se ndryshimet klimatike të ishin pjesë e axhendave kombëtare, kjo pasi emetimet nga prodhimi i energjisë elektrike dhe ngrohja nga gazi po rritej ndërsa djegia e qymyrit në Britani po binte. Në krahasim me qymyrin, djegia e gazit lëshon rreth gjysëm më pak dioksid karboni.

Për dallim, këtë shekull rezultatet në procesin e dekarbonizimit vijnë direkt nga zgjedhjet politike. Pas miratimit të Aktit të Ndryshimeve Klimatike në vitin 2008, Britania ishte shteti i parë në botë që ligjërisht ishte përkushtuar në uljen e emetimeve të karbonit. Edhe pse partia laburiste ishte në fuqi, fuqite politike kishin rënë në dakord për të përkrahur këto politika, me vetëm tre vota kundër nga deputetët. Sipas Phil MacDonald nga organizata Ember, Partia Konzervative e Dejvid Kamerunit ishte përcaktuar për ndryshimet klimatike ndërsa po kërkonte politika për detoksifikim të imazhit të saj.

Industria e dobët e qymyrit ndotës padyshim se ishte bërë synimi i forcave të bashkuara në gjithë vendin kundër emetimeve të karbonit. Në vitin 2013 qeveria e koalicionit konzervativ dhe libral demokratik kishte prezantuar taksën e karbonit për tregun e energjisë elektrike dhe kjo taksë goditi qymyrin dy herë më shumë se gazi, e shndërroi atë në burim të pakonkurrueshëm. Termocentralet me qymyr që po përdoreshin vazhdimisht, tani po përdoreshin vetëm për të prodhuar energjinë elektrike atëherë kur kërkesa ishte shumë e madhe. Në vitin 2015 qymyri prodhoi qerekun e energjisë elektrike në Britani, ndërsa tani vetëm 2 për qind.

Ndërsa çmimi i energjisë me erë po binte, edhe gazi si burim filloj të ndjejë shtrydhjen. Në buxhetin e fundit të karbonit, Komiteti i Ndryshimeve Klimatike në Britani po kërkonte që vendi të përkushtohej të largonte termocentralet me gaz deri në vitin 2035. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht kushtet ekonomike për termocentralet e reja me gaz. Drax, kompani energjetike që po planifikonte ndërtimin e termocentralit më të madh me gaz në Yorkshire, është duke rikonsideruar nëse duhet të përfundojë projektin. ‘Rreziku më i madh i ndërlidhur me këto investime është se si duket, ato do të mund të operojnë vetëm një dekadë’, ka thënë MacDonald nga Ember.

Sidoqoftë, rrjeti i energjisë elektrike duket se nuk është as në gjysmën e rrugës së dekarbonizimit. Si duket, krahas rënies së çmimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë edhe procesi i dekarbonizimit të rrjetit nuk ka se si të mos realizohet.

‘Ekonomia ka ndryshuar dhe tani duket se projektet e erës janë më të zakonshmet dhe levërdishmet’, ka thënë MacDonald. Edhe fuqia diellore është rritur, edhe pse kushtet klimatike në Britani nuk lejojnë shumë hapësirë për zhvillimin e projekteve të diellit. Në vitin 2020 energjia solare ka siguruar vetëm 4 për qind të energjisë elektrike, ndërkaq energjia nga erasiguroi një të katërtën. Termocentralet e vjetra bërthamore duhen zëvendësuar me të rejat për të mundësuar dekarbonizimin e rrjetit në Britani.

Konsumatorët nuk është se kanë vërejtur koston e këtij transformimi të sektorit të energjisë. Pagesa për energjinë e prodhuar elektrike me pak karbon përbënte vetëm 9 për qind të faturave të energjisë në vitin 2016, ndërsa rritjet në efiçiencën e poçave apo pajisjeve shtëpiake kanë kompensuar rritjen e kostove të energjisë. Komiteti i Ndryshimeve Klimatike vlerëson se rritja e masave dhe pajisjeve të efiçiencës do të mbulojë koston e rritjes së energjisë elektrike në të ardhmën.

Pjesët e ndërlikuara

Energjia elektrike e prodhuar pa emetime karboni është një qëllim në vete, por edhe një hap i domosdoshëm për dekrabonizimin e pjesëve tjera të ekonomisë, sikurse ngrohjen dhe transportin. Pompat e përçimit të nxehtësisë duhet të zëvendësojnë kaldatë me gaz; motorët elektrikë duhet të zëvendësojne motorët me djegie e kështu me radhë. Britania nuk është treguar e suksesshme në këto iniciativa.

Ndërsa emetimet nga prodhimi i energjisë elektrike kanë rënë për 66 për qind, nga viti 1990 deri në vitin 2019 emetimet nga transporti në Britani kanë rënë në vetëm 5 për qind. Transporti tani llogaritet të jetë burimi më i madh i emetimeve në Britani. Në anën tjetër, ndërtesat janë emetuesit e dytë më të mëdhenj të ndotësve, kjo pasi përdorin gazin për të ngrohur ujin dhe për ngrohje.

Dekarbonizimi i ngrohjes dhe transportit është shumë më i vështirë se dekarbonizimi i sektorit të energjisëelektrike. I vetmi ndryshim që përjetojnë konsumatorët kur burimet ndotëse të energjisë zëvendësohen me burime të ripërtëritshme është rritja e vogël e çmimit të energjisëelektrike. Në anën tjetër, për pastrimin e sektorëve të ngrohjes dhe transportit nevojiten mekanizma politikë ose të tregut. Kësisoji, në rastin më të mirë procesi i zëvendësimit të makinave me djegie në makina elektrike do të jetë shumë i kushtueshëm, ndërsa në rastin më të keq – i pamundur.

Ngrohja është ndër problemet më të ndërlikuara në Britani, ndërsa shtëpitë janë të izoluara keq banorët e tyre preferojnë mbajtjen e sistemeve aktuale të ngrohjes. Mbajtja e temperaturave të ngrohta në shtëpi është më lehtë e realizueshme përmes gazit, që ka fuqi më të madhe energjetike sesa përmes rrymës, që edhe në fund, nuk është se ngrohë shtëpitë si duhet. Në këtë kontekst, për të bërë ndryshime nevojiten pompa të nxehtësisë dhe radiator më të mëdhenj, apo edhe sisteme të ngrohjes në tokë dhe kjo do të kushtojë dhjetëra mijëra funta për shtëpi.

Në të njejtën kohë, vendosja e pikave të karikimit për vetura elektrike në rrugët e vjetra dhe të ngushta në Britani është shumë e ndërlikuar. Në këtë kontekst, pika për përfundimin e shitjes së veturave me naftë dhe benzin deri në vitin 2030 në kuadër të planeve dhjetë pikëshe të kryeministrit Johnson do të ndihmojë shumë zëvendësimin e makinave ndotëse.

Megjithëse gazi ndohmoi në dekarbonizimin e rrjetit në Britani, pikërisht gazi mund të jetë pengesë kur bëhet fjalë për ngrohjen dhe transportin. Kjo sepse Britani aka një nga infrastrukturat më të fuqishme dhe më të organizuara të transportimit të gazit në botë; 85 për qind e shtëpive në Britani përdorin kaldatë me gaz për ngrohje. Si shembull, në Gjermani kjo shifër qëndron në 47 për qind.

Pas investimeve disa dekadëshe të Britanisë në rrjetin e gazit e bëjnë procesin e zëvendësimit të gazit si burim për ngrohje shumë të vështirë. Për të mundësuar karikimin e të gjitha makinave elektrike si dhe furnizimin e të gjitha shtëpive me pompa të përçimit të nxehtësisë, rrjeti në Britani duhet të zhurnohet dhe për këtë nevojiten investime prej dhjetra miliarda funtash.

Së fundmi, edhe konsensusi politik është gjithashtu i dobët. Në vitin 2015 qeveria largoi planet për të dekarbonizuar shtëpitë e reja, që do të thotë se pothuajse të gjitha shtëpitë e ndërtuara që atëherë kanë kaldaja të ngrohjes me gaz dhe izolim me cilësi të dobët dhe kësisoji, do të kenë nevojë për investime shtesë.

Në anën tjetër, taksa shtesë për karburante është pezulluar nga viti 2010, ndërsa pikërisht kjo taksë do të stimulonte tranzicionin në makina elektrike. Ndërsa disa politikanë kishin propozuar ri-aktivizimin e kësaj takes, ata ishin përballur me kundërshtime të shumta edhe brenda-partiake.

Sfidat e ngrohjes dhe transportit tani po ndikojnë edhe në rritjen e buxhetit të Britanisë për sektorin e karbonit. Britania nuk është në rrugën e duhur të përmushë synimet e përcaktuara për zvogëlim të emetimeve. Në vitin 2017, Departamenti i Biznesit, Energjisë dhe Strategjisë Industriale parashikoi që Britania nuk do të arrinte synimet e vitit 2030 për 8 për qind. Një vit më vonë kjo shifër u rrit në 10 për qind, kryesisht për shkak të problemeve me transportin dhe ngrohjen.

Andaj, planet dhjetë pikëshe të Johnson duken më shumë si lave për të arriturat e së kaluarës, e jo si udhërrëfyes për të ardhmën. E ndërsa prezenca e Britanisë në skenën botërore të politikave klimatike po rritet, edhe performance e saj dhe planet për të ardhmën do të jenë në qendër të vëmendjes. E në këtë kontekst, Kryeministri nuk do të mund të mbështetet përgjithmonë në të arriturat e paraardhësve të tij.

Artikulli është publikuar në Financial Times, është përkthyer dhe përshtatur nga Kosovo.Energy