Search

Maqedonia Perëndimore në Greqi propozon ndalimin e të gjitha projekteve të burimeve të ripërtëritshme

18 Shkurt, 2021


Maqedonia Perëndimore është një ndër krahinat më të rëndësishme të qeverisë greke në kuadër të planeve dhe përpjekjeve për të mundësuar tranzicionin energjetik dhe largimin e përdorimit të thëngjillit.

Mirëpo, Këshilli Rajonal i Maqedonisë Perëndimore është duke konsideruar që të propozojë suspendimin e të gjitha licensave të projekte të burimeve të energjisë së ripërtërirshme dhe implementimin e tyre, deri në miratimin e rregullave të planit të zhvillimit të qëndrueshëm, ka njoftuar Balkan Green Energy News.

Kjo nismë supozohet të ketë filluar pas polemikave në lidhje me panelet lundruese të energji solare në një nga liqenet e Greqisë

Shumica e antarëve të këshillit Rajonal të Maqedonisë Perëndimore vendosën të kërkojnë suspendimin e të gjitha licensave për energji të gjelbër si dhe ndërtimin e këtyre projekteve.

Kjo, sipas tyre, deri në përfundimin e kornizës rajonale për plane hapësinore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë edhe ato të zhvillimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Greqia inicon projektin e parë solar lundrues

Lexo më shumë

Propozimi është nisur menjëherë pasi autoritetet lokale u ngritën zëshëm në kundërshtim të mbulimit të afro një të katërtës të një ndër liqeneve më të mëdhaja në vend me panele solare.

Tutje, dokumenti ka nënvizuar që këshilli rajonal dhe ai komunal duhet të marrin një rol vendimtar në sektor, për të kontribuar në krijimin e vendeve të punës dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit në kuadër të prioriteteve ë investitorëve lokal në burime të energjisë së ripërtëritshme.

Planet aktuale favorizojnë kompanitë e mëdha

Greqia planifikon mbylljen e minierave të linjitit dhe të termocentraleve në rajonin e Maqedonisë së Veriut dhe zëvendësimin e tyre përmes teknologjive solare, duke financuar programe për punëtorët e ndikuar.

Autoritetet lokale kanë thënë se këto plane favorizojnë kompanitë e mëdha, duke përfshirë këtu edhe ndërmarrjen shtetërore ‘Public Power Corporation (PPC)’ dhe se margjinalizojnë rolin e komuniteteve.

Këshilli rajonal nënvizojë një pikë të pazakontë në procedurat e marrjes së lejes, ku disa investitorë në parqe fotovoltaike janë përjashtuar nga një pjesë e procedurave që përfshinin edhe mbrojtjen e mjedisit.

Jetëgjatësia e termocentraleve me thëngjill mund të zgjatet, mirëpo duke aplikuar teknologji për kapje dhe ruajtje të karbonit

Dokumenti nga këshilli rajonal kërkon që të konsiderohen mundësite për lejimin e operimit të termocentraleve të thëngjillit edhe përtej afatit të caktuar për mbyllje.

Greqia të shpenzojë 5 miliardë euro për të zvogëluar thëngjillin nga përdorimi deri në 2028, problem mbetet termocentrali i ri

Lexo më shumë

Theks të veçant i është dhënë termocentralit Ptolemaida 5, me kapacitet të instaluar prej 660 megavatësh, i cili është propozuar të operojë përtej afatit të mbylljes në vitin 2028.

Tutje, autoriteti rajonal ka shtuar se jetëgjatësia e termocentraleve të linjitit Agios Dimitrios dhe Meliti, me kapacitet prej 1.6 gigavatësh dhe 330 megavatësh respektivisht, mund të ju zgjatet afati i operimit duke aplikuar teknologjinë e kapjes së dioksidit të karbonit, në mënyrë që te kompensojnë për humbjet potenciale të të hyrave dhe vendeve të punës.

Këshilli rajonal ritheksoi benifitet potenciale nga gazi i shpërndarë përmes gazsjellësit të ri TAP

Porpozimi poashtu nënvizon edhe mundësitë e zhvillimit të kapciteteve të reja energjetike shkencore, teknike, institucionale dhe të teknologjisë se gjelbër. Tutje, dokumenti thekson edhe të mirat potenciale nga gazi përmes gazsjellësit të ri të TAP.

Jo më pak e rëndësishme, qeveria rajonale rishtazi bashkoi forcat me 13 komuna dhe Universitetin e Maqedonisë Perëndimore për të regjistruar një nga komunitetet apo koperativat e para energjetike në Evropë.

Këshilli rajonal tha se komuniteti do të punojë në ndryshimet institucionale dhe në kornizën rregulluese për burimet e ripërtëritshme dhe do të planifikojë investime në prodhimin e energjisë së gjelbër.

Hoti dhe ministri grek diskutojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë

Lexo më shumë