Search

Greqia inicon projektin e parë solar lundrues

23 Dhjetor, 2020


PPC Renewables është duke planifikuar instalimin e parkut të parë lundrues solar me kapacitet të përgjithshëm prej 50 megavatësh në liqenin më të madh të Greqisë.

Ky do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Greqi.

Public Power Corporation, pjesë e së cilës është edhe PPC Renewables, është angazhuar për të mundësuar tranzicionin e energjisë elektrike në Greqi, për zëvendësim të kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit të rrymës nga qymyri prej 3.5 gigiavatësh në kapacitete të reja të gjelbërta.

Greqia të shpenzojë 5 miliardë euro për të zvogëluar thëngjillin nga përdorimi deri në 2028, problem mbetet termocentrali i ri

Lexo më shumë

Kompania tani më ka dorëzuar aplikacionet për mbi 650 megavat kapacitete të reja të energjisë së ripërtërtishme tek Autoriteti i Rregullatorit për Energji në Greqi, ndërsa ka pranuar lejet nga i njejti autoritet për ndërtimin e projekteve solare me kapacitet të përgjithshëm prej 1.9 gigavatësh, në kuadër të të cilave hyn edhe projekti i parë lundrues me kapacitet prej 50 megavatësh.

Parku i parë lundrues i Greqisë pritet të ndërtohet në liqenin Polyfytos në lumin Haliacmon, sipas informatave jo-zyrtare.