Search

Greqia të shpenzojë 5 miliardë euro për të zvogëluar thëngjillin nga përdorimi deri në 2028, problem mbetet termocentrali i ri

10 Shtator, 2020


Greqia do të shpenzojë 5 miliardë euro për të neutralizuar ndikimin e largimit të thëngjillit nga kapacitet gjeneruese të energjisë deri në vitin 2028, duke ulur kështu emetimet e karbonit në vijë me objektivin klimatik të Bashkimit Evropian 2050. Por, duket se ky proces mund të vështirësohet edhe më shumë, marrë parasysh se pak kohë më parë vendi ka filluar ndërtimin e termocentralit të ri, i cili deri më tani ka kushtuar 950 milion euro.

Ministri i Energjisë Kostis Hatzidakis në një konferencë për shtyp sqaroi se totali i shumës do të financohet nga para të shtetit, fonde nga Bashkimi Evropian si dhe hua nga Banka Evropiane e Investimeve.

Fondet janë projektuar të shpenzohen në projekte infrastrukturore, subvencione drejt bizneseve të reja, trajnime, bujqësinë dhe turizmin dhe të ndihmojnë Maqeoninë Perëndimore dhe Megalopoli në Peloponezin Jugor të kalojnë në energji të gjelbër.

Këto regjione shquhen për pasuri të bollshme të linjitit dhe njëkohësisht janë furnizuesit kryesor që Greqia është varur për gjenerim të energjisë për më shumë se gjysmë shekulli.

Qeveria konservatore e Greqisë, është zotuar të fikë 80% të kapacitetit të qymyrit të shërbimit publik Publik Corp deri në 2023 për të zvogëluar gjurmën e saj të karbonit.

Hatzidakis poashtu shtoj se afro 16 investime private në burime te ripërtërishme dhe aktivitete janë në gati dhe priten të ndihmojnë në hapjen e më shumë se 8,000 vendeve të punës në Maqedoninë Perëndimore dhe Megalopol.

Por, largimi nga qymyri për Greqine del të jetë më i komplikuar pasiqë jo pak kohë më herët, ajo filloi ndërtimin e termocentralit të ri Ptolemaida V, ndërtimi I të cilit deri më tani vendit i ka kushtuar rreth 950 milion euro.

Në pyetjen nëse Greqia do të arrijë të mbyllë të gjitha termocentralet me linjit deri më 2030, Hatzidakis nuk kishte përgjigjje direkte, edhe pse thoshte që kjo gjë është e mundshme.

Ai nuk ofroi informata shtesë në lidhje me termocentralin e ri në Ptolemaida.

Në lidhje me termocentralin e ri nga qymyri që Greqia po ndërton në Ptolemaida do të operojë duke djegur thëngjillin deri më 2028, pas kësaj Greqia planifikon të përdorë burim tjetër për termocentralin.