Kosova e kundërshton vendimin e Arbitrazhit për gjobën 20 milionëshe për termocentralin e ri
October 10, 2023

Qeveria e Kosovës planifikon ta kundërshtojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit që mandaton një dënim prej 20 milionë euro për t’ia paguar prodhuesit të energjisë ContourGlobal.
Kosova, javën e kaluar e humbi rastin në Arbitrazh kundër kompanisë amerikane, në një mosmarrëveshje mbi vonesat e pagesave të projektit të anuluar të Termocentralit ‘Kosova e Rre’.
Avokati i Shtetit, do ta kundërshtojë vendimin në gjykatën civile të Mbretërisë së Bashkuar, tha Ministria e Drejtësisë e Kosovës në një përgjigje për portalin SeeNews.

Rasti i Contour Global, Gjykata e Arbitrazhit vendos kundër Kosovës
Marrëveshja me ContourGlobal, që parashikonte ndërtimin e një termocentrali në vlerë 1 miliardë euro dhe 500 MW me qymyr deri në vitin 2020, është nënshkruar në vitin 2017 nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Në mars të vitit 2020, ContourGlobal njoftoi se nuk do të vazhdojë me ndërtimin e termocentralit, duke thënë se opozita e sapozgjedhur në qeveri kishte penguar përparimin e projektit në atë kohë.
Ministria e Ekonomisë e Kosovës e njoftoi mosmarrëveshjen në dhjetor të vitit 2020, duke ia atribuar vonesën financiare mosmarrëveshjeve mes palëve të përfshira.
