Search

Kina kritikon taksën kufitare të karbonit të BE

26 Korrik, 2021


Kina ka kritikuar planet e Bashkimit Evropian për të imponuar taksën e parë kufitare të kabronit që pritet të zgjerojë çështjet e ndryshimit klimatik dhe në tregti. Gjigandi ekonomik ka theksuar se kjo përbënë një shkelje të parimeve ndërkombëtare dhe dëmton perspektivat e rritjes ekonomike, ka raportuar Reuters.

Komisioni Evropian ka shpalosur planet për të imponuar Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), në mallrat ‘ndotëse’ nga 2026.

Në këtë mënyrë BE pritet të detyrojë kompani importuese që oprojnë në Bashkimin Evropian të paguajnë koston e karbonit në kufi për produkte që janë prodhuar apo përpunuar në procese që lirojnë sasi të mëdha të karbonit, siç është celiku.

“CBAM në thelb është në masë për të zgjeruar çështjen e ndryshimit klimatik në sektorin e tregtisë. Kjo përbënë një shkelje të parimeve të ËTO… dhe do të ulë besimin e ndërsjellë në komunitetin botëror dhe perspektivën për rritje ekonomike”, ka theksuar Liu Youbin, një zyrtarë i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit.

Ai ka ritheksuar qëndrimin e Kinës që përgjigja e çdo vendit ndaj ndryshimit klimatik duhet të përllogarisë edhe nivelin e zhvillimit ekonoik, dhe tha që tarifa e CO2 do të dëmtojë ndjëshëm vullnetin dhe kapacitetin e vendeve për të adresuar këtë çështje.

Kina takson me 6.8-euro një ton CO2 të liruar, teksa në BE arrinë 50-euro për ton të emetuar

Mirëpo, duket se kritika e bërë nga gjigandi ekonomik nga lindja përbënë një strategji mbrojtëse për tregti të jashtme, kjo pasiqë sipas studimeve të shumta Kina mund të pësojë më së shumti nga skema e tarifave kufitare.

Ndryshe, Kina më herët këtë muaj ka lansuar skemën më të madhe kombëtare për tregtim të karbonit, teksa Reuters ka raportuar se ka shënuar rekord në volum të tregtimit prej 4.83 milion ton, me një cmim mesatar prej 6.8-euro për ton.

Ndonëse skema kombëtare e tregtimit përbënë një hap të rëndësishëm në strategjinë për dekarbonizim të një ndër ekonomive më të madhe në botë, ende mbetet mbrapa cmimit të karbonit në evropë që tashmë ka arritur në 50-euro për ton CO2 të emetuar.

Kina lanson programin më të madh në botë për tregtim të emetimeve

Lexo më shumë

Komuniteti i Energjisë kërkon nga palët e kontraktuara të bëjnë gati skemat kombëtare të tregtimit të emetimeve

Lexo më shumë