Search

Shqipëri: KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

08 Maj, 2024


Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur ndjeshëm rezervën energjitike.

Në faqen zyrtare të Korporatës Elektorenergjitike Shqiptare është publikuar procedura e zhvilluar për periudhën 6 deri në 12 maj ku është shitur energji në vlerën e 3.2 milion eurove.Energjia elektrike është shitur me tre lote dhe me një çmim që varion nga 51 në 58 euro për megavator.

Ndërkohë që niveli i ujit rezulton s ka arritur në 296 metra mbi nivelin e detit që konsiderohet si kuota maksimale për Kaskadën e Drinit.

Vetëm brenda pak javësh niveli I ujit në liqenin e Fierzës është rritur me më shumë se katër metra.Ky nivel është mjaft pozitiv duke marë parasysh faktin se ndodhemi para stinës së verës gjatë së cilës reshjet janë të pakta.Me tregues shumë pozitiv ka qenë prodhimi I energjisë elektrike edhe gjatë vitittë kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Enti Rregullator, gjatë vitit të kaluar është prodhuar 8.8 milion mëh energji elektrike ose rreth 1.8 milion më tepër nëse e krahasojmë me vitin 2022.

Sasia e energjisë së prodhuar rezulton se është rreth 11% më shumë sesa konsumi i energjisë.