Search

Komuniteti i Energjisë kërkon nga palët e kontraktuara të bëjnë gati skemat kombëtare të tregtimit të emetimeve

03 Nëntor, 2020


Studimi i ri i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë propozon që palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë të përgatisin kornizat kombëtare të tregtimit të emetimeve, të ngjashme me atë të BE-së.

Inkorporimi i kornizave kombëtare të tregtimit të emetimeve vlerësohet si shumë i rëndësishëm krahas propozimit tjetër që ka të bëjë me taksat ndërkufitare të kufizimit e emetimeve të karbonit sipas Marrëveshjës së Gjelbër Evropiane, thuhet në dokument.

Deri më tani, Mali i Zi është e vetmja palë kontraktuese që ka prezentuar një taksë të karbonit nën skemën që është e përafërt me atë të BE (EU ETS).

Sipas studimit, inkroporimi gradual i kornizës kombëtare të tregtimit të emetimeve nënkupton edhe përshtatjen graduale të çmimit të karbonit me çmimet në Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të BE-së (EU ETS).

Përfaqësues nga kompanitë që po përgatitin studimin, duke përfshirë Kantor Management Consultant SA dhe E3 Modelling, kanë përgatitur pesë skenare të ndryshme të mundshme të rregullimit të emetimit të karbonit.

Nga të gjitha skenaret, rritja graduale e cmimit të karbonit për t’u përshtatur me cmimet e përcaktuara nga BE, bashkë me integrimin e plotë të tregut, është duke u konsideruar si mënyra më e lirë dhe e pranueshme nga shoqëria, kanë thënë në njoftimin për shtyp Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Studimi i plotë do të publikohet në gjysmën e dytë të nëntorit.