Search

Kina lanson programin më të madh në botë për tregtim të emetimeve

21 Korrik, 2021


Vendi me ndotjen më të madhe të gazrave serrë, Kina, ka lansuar skemën e parë kombëtare për tregtim të emetimeve. Mekanizmi për çmim të karbonit si i tillë tashmë ekziston në 45 vende, mirëpo Kina filloi implementimin e këti mekanzimi vetëm javën e kaluar, ka raportuar Nature.com.

Ekspertët kanë vlerësuar se mbase skema nuk do të jetë mjaftueshëm ambicioze që të mundësoj Kinën të arrijë objektivat e saj për ulje të emetimeve, objektiva ku hynë afati për pikun e emetimeve në 2030 dhe për t’u bërë vend me zero emetime deri në 2060.

Mirëpo, për dallim nga skemat e tjera të ngjashme të implementuara në botë, Kina ka vendosur që të implementoj skemën në bazë të intenzitetit të emetimeve, pra sasinë e emetimeve për njësi të energjisë të gjeneruar.

Ndërkaq, në vendet e tjera çmimet apo tatimet për emetime absolute përbënë mënyrën e implementimit të skemës së tregtimit të emetimeve.

Emetimet e mbuluara nga Skema e Tregtimit të Emetimeve të BE – të dhënat shënuan rënien më të madhe në 6 vitet e fundit

Lexo më shumë

Komuniteti i Energjisë kërkon nga palët e kontraktuara të bëjnë gati skemat kombëtare të tregtimit të emetimeve

Lexo më shumë

Përpjekjet e mëparshme për mekanizma të tilla në Kinë janë përcjellur nga manipulime të të dhënave të emetimeve

Tutje, sipas nature.com, Kina veçse kishte filluar të testoj mekanizma të tilla qysh në vitin 2013, kur kishte lansuar shtatë pilot projekte në qytete të ndryshme duke përfshirë Pekinin, Shangain sidhe Shenzhenin.

Mirëpo, raportimet në atë kohë kanë nënvizuar se kompanitë kanë falsifikuar të dhënat e emetimeve, duke bërë që vëmendja të zhvendoset në një skemë kombëtare me monitorim dhe raportim më të rreptë, ka thënë Yan Qin, një ekonomist dhe analist i karbonit në Oslo të Refinitiv.

Mirëpo, duke marrë parasysh që Kina përfaqëson një ndër ekonomitë më të fuqishme në botë, dhe pritet të ketë rritje 4-5% në baza vjetore, nënkupton që konsumi i energjisë do të përjetoj një rritje rrjedhimisht edhe emetimet, kishte vazhduar Qin.

Në këtë mënyrë, kufiri i emetimeve i një kompanie është në funksion të prodhimit energjetik por edhe intenzitetit të emetimeve nën operim, që bazohet në disa faktorë të ndryshëm si lloji i thëngjillit apo edhe teknologjia e termocentralit, ka theksuar menagjeri i përgjithshëm i Institutit të Tregut të Karbonit në Melburn të Australisë.

Janez Kopac – Politikanët kanë frikë të implementojnë taksën e karbonit për shkak rritjes së çmimit të energjisë

Lexo më shumë

Kina do të mbështetet në kompani të pavarura për të verifikuar të dhënat e emetimeve, ngjashëm si BE

Si rrjedhim, sfida kryesore që pret Kinën është që të siguroj integritetin në lidhje me raportimin dhe monitorimin e emetimeve, ka theksuar Yan Qin.

Për të adresuar këtë çështje, përveç rregullave më strikte që ka vendosur Kina në skemën kombëtare për tregtim të emetimeve, poashtu është duke u mbështetur në kompanie të pavarura për të verifikuar të dhënat, ngjashëm si skema e tregtimit të karbonit e BE.

Operatorët dorëzojnë raporte të emetimeve në baza vjetore që më pasë konfirmohen në mënyrë të pavarur nga verifikues të akredituar, teksa Kina është poashtu duke inkurajuar mediat dhe qytetarët që të raportojnë shkeljet.

Taksa më e lartë e karbonit në botë është 133.26$ ndërsa më e ulëta është 0.008$

Lexo më shumë