Search

Kazakistani planifikon projektin gjigand prej 45GW për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër

30 Qershor, 2021


Kompania gjermane e energjisë së ripërtëritshme, Svevind Energy, do të bashkëpunoj me Kompaninë Kombëtare Kazake të Investimit, për të ndërtuar projektin madhështor prej 45GW të energjisë së riëprtëritshme me qëllim të prodhimit të sasive gjigande të hidrogjenit të gjelbër.

Sipas raportimeve është bërë e ditur se planet janë që Svevind Energy të ndërtojë parqe solare dhe të erës përgjatë territorit të pasur në burime të Kazakistanit, me një kapacitet të instaluar prej 45GW, kryesisht në hapësirat perëndimore dhe qendrore të Kazakistanit.

Në këtë mënyrë, energjia elektrike e gjelbër e gjeneruar më pas do të përdoret për të furnizuar kapacitete prej 30GW të elektrolizuesve për të prodhuar hidrogjen të gjelbër, që sipas përllogaritjeve, pritet të prodhojnë rreth 3 milion ton të hidrogjenit të gjelbër në baza vjetore.

Kazakistani ndër vendet me trendin më pozitiv të zhvillimit të BRE, projekti në fjalë pritet të përfundohet brenda kësaj dekade

Tutje, planet janë që hidrogjeni i gjelbër i fituar do të eksportohet më pasë në tregun vazhdimisht në rritje të Evropës, apo edhe për konsum vendor në Kazakistan për të prodhuar produkte të vlerës së lartë si amoniaku, celiku dhe alumini.

“Impiantet për gjenerim të hidrogjenit të gjlebër do të ngrisin Kazakistanin në mesin e liderëve botërore të energjisë së ripërtëritshme dhe hidrogjenit në kosto mëse konkurruese dhe super të ulëta. Ne besojmë që për hidrogjenin e gjelbër, Kazakistani është vendi për të qenë”, ka thënë Ëolfgang Kropp, drejtori ekzekutiv dhe pronari i shumicës së kompanisë të Svevind Energy.

Me mbështetjen e Kompanisë Kombëtare Kazake të Investimit, zhvillimi, fazat e inxhinierisë, prokurimit dhe financimit për projektet pritet që të marrin kohë tre deri në pesë vite, gjersa ndërtimi dhe komisionimi do të kërkojë edhe pesë vite shtesë.

“Energjia nga hidrogjeni është mjaft productive, teknologjike dhe eficente për të përdorur”, ka thënë Meirzhan Yussupov, Kryetari i Bordit të Kompanisë Kombëtare Kazake të Investimit.

Ndryshe, aktualisht Kazakistani ka rreth 5GW kapacitete të instaluara të energjisë së ripërtëritshme, të dominuara nga rreth 3GW të hidroenergjisë dhe rreth 2GW të energjisë solare.

Trendi i zhvillimit të kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në Kazakistan është ndër më të spikaturat në botë, ku përshembull në 2019 vendi kishte vetëm 823MW të energjisë solare, ndërsa në vitin 2020 regjistroi një rritje rreth një gigavat, me 1,719MW.

Gjermania do të ndërtojë 475 km rrjet të tubacionit për shpërndarje të hidrogjenit si pjesë e fondit 8 miliardë euro të hidrogjenit

Lexo më shumë

Granholm lanson iniciativën ‘Earthshots’ për të ulur koston e hidrogjenit të gjelbër në 1 dollar

Lexo më shumë