Search

Gjermania do të ndërtojë 475 km rrjet të tubacionit për shpërndarje të hidrogjenit si pjesë e fondit 8 miliardë euro të hidrogjenit

10 Qershor, 2021


Dy operatorë të rrjetit të gazit natyral në Gjermani kanë deklaruar planet e tyre për të ndërtuar rrjetin e tubacionit prej 475 km në pjesën lindore të Gjermanisë.

Ontras Gastrnasport, i bazuar në Leipzig, dhe Gascade i bazuar në Kassel, do të zhvillojnë një sistem si pjesë përcjellëse të impiantit të hidrogjenit në atë rajon, që do të zhvillohet nga 2026.

Është bërë e ditur që dy të tretat e rrjetit do të vijnë nga konvertimit i infrastrukturës së rrjetit ekzistuesë të gazit natyral të kompanive, ndërsa pjesa e mbetur do të realizohet duke ndërtuar tubacione shtesë.

Mirëpo, kostoja e konvertimit të linjave të metalit për transportim të gazit mbase do të kërkojnë modifikime të konsiderueshme, në veçanti duke marrë parasysh se do të transportojnë hidrogjenë të pastër.

“Së bashku ne mund të inicojmë zhvillimin e shpejtë të ekonomisë së hidrogjenit në lindje të Gjermanisë”.

“Me 475 km të rrjetit fillestar, ne shumë shpejtë mund të ndërtojmë kapacitete të mëdha të hidrogjenit dhe të zgjeroojmë ato ndërkombëtarisht”, ka thënë Christoph von dem Bussche, drejtori menaxhues i Gascade.

Në këtë mënyrë, ky rrjet i hidrogjenit do të konektoj hapësirat e prodhimit dhe konsumit në Mecklenburg – Pomerania Perëndimore, Brandenburgu, Berlini, Saksonia dhe Saksonia-Anhalt.

Ndryshe, projekti është një nga 62 projektet të shkallës së gjerë së hidrogjenit nga Ministria Federale e Ekonomisë e Gjermanisë dhe Ministria Federale e Trasnportit, si pjesë e programit në vlerë prej 8 miliardë euro, ‘Projekte të Rëndësishme të Interesist të Përbashkët Evropian (IPCEI Hydrogen)’, të shpallur këtë javë.

Plani synon që të zhvillojë 2 gigavat të kapaciteteve të elektrolizës dhe 1,700 kilometra tubacione të hidrogjenit deri në 2030.

Janë zbuluar planet në vlerë prej 1.5 miliardë dollar për integrim të hidrogjenit në vijën bregdetare veriperëndimore të Gjermanisë

Lexo më shumë

Granholm lanson iniciativën ‘Earthshots’ për të ulur koston e hidrogjenit të gjelbër në 1 dollar

Lexo më shumë