Search

Granholm lanson iniciativën ‘Earthshots’ për të ulur koston e hidrogjenit të gjelbër në 1 dollar

08 Qershor, 2021


Departamenti i Energjisë së SHBA ka bërë të ditur se është duke filluar një iniciativë të re të quajtur “Earthshots” që synon të ulë koston e energjisë së pastër brenda kësaj dekade, duke filluar me objektivin e parë i cili parasheh uljen e kostos së hidrogjenit të pastër në 1 dollar për kilogram.

Sipas deklaratës së departamentit të shtetit, Iniciativa ‘Earthshots’ do të synoj që brenda kësaj dekade të përshpejtoj avansimet që do të bëjnë energjinë e pastër më të përballueshme dhe më të besueshme.

“Iniciativa ‘Earthshots’ është plotësisht e përkushtuar që të bëjë thirrje për inovacion, bashkëpunim dhe përshpejtim të ekonomisë me energji të pastër duke adresuar sfidat më të vështira të mbetura, e që janë vendosja sa më e shpejtë në shkallë të gjerë e teknologjisë së energjisë së pastër’, ka thënë Sekretarja për Energji, Jennifer Granholm.

Aktualisht hidrogjeni i gjelbër, që përpunohet nga përdorimi i energjisë së ripërtërishme, prodhohet me çmim prej 5 dollar për kilogram

Objektivi për energji të hidrogjenit përkon në uljen e kostos së karburantit për rreth 80 përqind, teksa sipas departamentit aktualisht hidrogjeni prodhohet duke përdorur energji të ripërtërishme me rreth 5 dollar për kilogram.

Në deklaratën e saj Granholm ka thekusar rolin dhe rëndësinë e karburantit, duke përshkruar hidrogjenin e gjelbër si një “ndryshues të lojës” për sektorë të ndryshëm të industrisë.

“Do të ndihmoj që të dekarbonizoj sektorë të ndryshëm dhe mjaft ndotës industrial, duke krijuar kështu edhe vende të shumta të reja të punës në energji të pastër dhe implementimin e një ekonomie me net-zero emetime deri në 2050”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Granholm më parë ka bërë thirrje për ulje të kostos së hidrogjenit deri në 80%, duke thënë në prill që kjo do ta bënte atë “kompetitiv me gazin natyral”.

Në atë kohë, ajo poashtu kishte bërë thirrje për ulur çmimet përgjysëm të baterive për të bërë automjetet elektrike më të përballueshme.

Hidrogjeni i ripërtërishëm tashmë më i lirë për transportin e rëndë, bënë të ditur një studim i ri nga qeveria e Australisë

Lexo më shumë

Shitjet mujore të automjeteve me hidrogjen në Korenë e Jugut thyejnë rekord

Lexo më shumë