Search

Instalimet e reja të fuqisë së erës në botë arrijnë në 93 gigavat gjatë 2020

06 Prill, 2021


Industria globale e energjisë nga era ka arritur rekord për nisjen e projekteve të reja të erës në vitin 2020, por investimet duhen trefishuar për të përmbushur synimet klimatike për vitin 2030, ka thënë raporti i ri nga GWEC, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Zhvilluesit kanë përfunduar parqet e erës me kapacitet të përgjithshëm prej 93 gigavatësh vitin e kaluar, krahasuar me rekordin paraprak prej 63.8 gigavatësh të vitit 2015. Me projektet e reja të vitit 2020, tani kapacitet globale të përgjithshme të instaluara të prodhimit të energjisë nga era kanë arritur në 742.7 gigavat.

Botës i duhet të instalojë projekte të erës tri herë më shpejtë në dekadën në vijim, për të arritur synimet e përcaktuara për uljen e emetimeve të gazrave serrë në zero si dhe për të zvogëluar ndikimin në ndryshimet klimatike, ka thënë Këshilli Global i Energjisë së Erës (GWEC).

Ndërsa shkalla e rritjes mesatare vjetore të projekteve ishte vlerësuar të jetë në 53 për qind, e gjithë flota e turbinave të instaluara të prodhimit të energjisë nga era ka arritur në 742.7 gigavat, që është kapaciteti më i lartë i instaluar ndonjëherë.

Industria e turbinave të erës është ende e re dhe numri i projekteve të reja që fillojnë operimin është shumë i madh se numri i projekteve që dekomisionohen për shkak të përfundimit të ciklit jetësor.

Përkundër ndikimit të krizës pandemike, kapacitetet e reja të instaluara të prodhimit të rrymës nga era kanë tejkaluar rekordet paraprake të vitit 2015 kur 63.8 gigavat energji elektrike të erës ishin instaluar.

GWEC ka paralajmëruar se numri i projekteve të reja duhet të trefishohet në 180 megavat kapacitete të reja të prodhimit të rrymës nga era në vitin 2030 për të arritur neutralitetin e karbonit.

Për të mbajtur nivelet e temperaturës nën 2 gradë celcius deri në vitin 2050, investitorët duhet të shtojnë rreth 280 gigavat kapacitete të erës cdo vit pas fundit të kësaj dekade, thuhet në raport.

Katërfishimi brenda një dekade

Për shkak të inovacioneve teknologjike dhe përshkallëzimit ekonomik, tregu global i energjisë nga era është katërfishuar në dekadën e fundit dhe e ka pozicionuar vetën si një ndër burimet më konkurruese dhe ekonomikisht elastike energjetike në botë, ka thënë organizata në raport.

Nga të gjitha kapacitetet e reja të erës, Kina mbanë pozitë udhëheqëse me 55.9 për qind, përcjellur nga SHBA-të që kishin rreth 18.2 për qind pjesëmarrje. Këto dy vende bashkarisht përbëjnë mbi gjysmën e kapaciteteve të përgjithshme të prodhimit të rrymës nga era në botë.

Në fund të vitit 2020, turbinate e erës të vendosura në sipërfaqe kanë përbërë 95.25 për qind të fuqisë së përgjithshme të instaluar të erës në btoë ndërsa pjesa tjetër prej 35.2 për qind i takon turbinave të instaluara në bregdet.