Search

Greqia zyrtarisht mbyllë katër njësi të termocentraleve me qymyr

12 Prill, 2021


Greqia ka shpallur mbylljen e përhershme e katër njësive të termocentraleve me qymyr me kapacitet të përgjithshëm prej 1.2 gigavatësh që nuk ishin duke operuar për një dhe respektivisht, dy vite.

Qeveria greke është përkushtuar të mbyllë termocentralet tjera me kapacitet prej 2.2 gigavatësh në veri të Greqisë der inë vitin 2028 ndërsa fati i termocentralit të planifikuar Ptolemaida 5 është ende i paqartë.

Autoriteti rregullues i energjisë elektrike në Greqi ka anuluar lejën e prodhimit për njësitë e termocentraleve shtetërore Kardia 1 dhe 2 dhe Amyntaio 1 dhe 2. Pjesëmarrja e këtyre njësive në kapacitetet e përgjithshme të prodhimit të rrymës nga qymyri në Greqi ishte 27%.

Termocentrali Kardia ka ndaluar operimin e dy njësive në qershor të vitit 2019, kur termocentralet kishin shfrytëzuar 17,500 orët e lejuara të operimit sipas kornizës ligjore të Bashkimit Evropian për mbyllje të termocentraleve.

Ndërsa, termocentrali Amyntaio, që ka përfunduar 17,500 orët e lejuara të operimit në nëntor 2018 ka vazhduar operimin deri në maj të vitit të kaluar.

Katër njësitë e termocentraleve të vendosura në veri të Greqisë kishin kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1.2 gigavatësh.

Mbyllja zyrtare e këtyre njësivë është e para që nga viti 2016, kur Greqia kishte mbyllur njësitë Ptolemaida 3 dhe 4.

Greqia ka thëë se do të mbyllë termocentralet me qymyr deri në vitin 2028 dhe se do të zëvendësojë kapacitetet e qymyrit me energji të ripërtëritshme.

Greqia të shpenzojë 5 miliardë euro për të zvogëluar thëngjillin nga përdorimi deri në 2028, problem mbetet termocentrali i ri

Lexo më shumë

Greqia shpreson të shfrytëzojë fonde të BE-së dhe fonde të veta, duke përfshirë edhe marrjen e kredive, për të revitalizuar rajonet me qymyr.

Njësitë e mbyllura të termocentraleve ishin ndër ndotësit më të mëdhenj në BE

Njësitë e termocentraleve me linjit të Greqisë të mbyllura këto ditë janë ndër ndotësit më të mëdhenj në BE. Ndërmjet 2012 dhe 2019, Kardia 1 dhe 2 kanë emetuar 15 herë më shumë pluhur se vlerat e lejuara ligjore.

E në anën tjetër, Amyntaio ka tejkaluar kufizimet për lirimin e dioksidit të sulfurit për gjashtë herë.

‘Pensionimi zyrtar i katër njësive të termocentraleve me qymyr në Amyntaio dhe Kardia shfaqë nevojën për përkrahje urgjente të rajoneve të qymyrit në Greqi, që tani më janë duke u përballur me pasojat e largimit të qymyrit në Greqi. Greqi ka mundësinë që të kalojë nga energjia me linjit në energji të pastër pa shfrytëzimin e burimeve fosile, sikurse të atyre të gazit, për tranzicion’, ka thënë Nikos Mantzaris, hulumtues i lartë në organizatën Green Tank.

Planet për ndërtimin e Ptolemaida 5 vazhdojnë

Kompania shtetërore greke për energji elektrike është e përkushtuar të ndërtojë njësinë e pestë të termoentralit me qymyur Ptolemaida me kapacitet të instaluar prej 660 megavatësh.

Udhëheqësi i kompanisë shtetërore ka thënë se ky termocentral mund të shndërrohet në termocentral me gaz në vitin 2025, dhe jo në vitin 2028 sic ishte planifikuar më herët.

Ndërsa termocentrali i ri pritet të përfundojë ndërtimin në fund të vitit në viijm, ende nuk është e qartë se si i njejti mund të shmangë humbjet e mëdha të shkaktuara nga çmimi në rritje i certifikatave të emetimit të dioksidit të karbonit dhe kostot e kalimit nga një karburant fosil në tjetrin.

Edhe nëse cmimet e dioksidit të karbonit mbesin të njejta der inë vitin 2028, atëherë termocentrali i ri do të ngarkohej me 1 miliardë euro shpenzime, apo pothuajse gati sa cmimi i ndërtimit të një termocentrali të ri.

Në anën tjetër, nëse BE vendosë të ndalojë përkrahjen financiare të termocentraleve me gaz sic ka planifikuar deri në fund të vitit 2025, kostot e zëvendësimit të lëndës djegëse nga qymyri në gaz për termocentralin e ri do të jetë edhe më e lartë.

Hoti dhe ministri grek diskutojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë

Lexo më shumë

Kompania gjermane dhe greke po zhvillojë 267 megavat kapacitete solare në Greqi

Lexo më shumë