Search

Kompania gjermane dhe greke po zhvillojë 267 megavat kapacitete solare në Greqi

08 Prill, 2021


Një aleancë greko – gjermane ka pranuar lejet për zhvillimin e gjashtë projekteve solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 266.5 megavatësh. Maximus Terra greke është duke zhvilluar shtatë projektet solare në veri të Greqisë me ndihmën e DWH nga Gjermania si aksionar, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Nga fillimi i këtij viti, Maximus Terra ka pranuar leje për ndërtimin e shtatë sistemeve solare nga autoriteti rregullues i energjisë elektrike në Greqi. Katër njësi do të vendosen në Kozani ndërsa njësitë tjera solare do të ndërtohen në Florinë, Ptolemaidë dhe Kilkis, të gjitha të vendosura në veri të Greqisë.

Projekteve i është bashkuar edhe kompaia e vendosur në Berlin – Deutsche Werte Holding apo DWH, e cila në vitin 2019 ka blerë një numër të vogël aksionesh .

Projektet kanë kapacitete të ndryshme të instaluara të prodhimit, nga 1.4 megavat e deri në 137.4 megavat.

Kompania Maximus Terra, e kontrolluar nga një firmë private këshillimi në Selanik, është ndarë në shtatorin e kaluar dhe kompaninë e re e ka emëruar Maximus Terra Solar. Tani kompania këshilluese ka 100% të aksioneve të kompanisë së re të themeluar dhe 90% të aksioneve të kompanisë së vjetër, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve i takon DWH nga Gjermania.

SolarKapital Group, kompani tjetër nga Gjermania, sapo ka përvetësuar dy projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet solare në vlerë prej 3 milion eurosh. Projektet janë gjithashtu të vendosura në veri të Greqisë.

SolarKapital ka thënë se me blerjen e projekteve të reja, ajo ka trefishuar portfolion e projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Kompania ka përvetësuar dy njësitë e reja me kapacitet të instaluar prej 1.4 megavatësh nga A&G Paper.

Përndryshe, nga fillimi i vitit Panagakos Group ka pranuar 17 leje të prodhimit me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 386.4 megavatësh në Greqi. Projektet po i zhvillon në bashkëpunim me NE Solar Developments.

Këto projekte janë të vendosura në mesin e Greqisë, ndërsa projekti mëi madh është i vendosur në Boeoti dhe ka ka kapacitet të instaluar prej 65 megavatësh.