Search

Granholm shpall objektivin për të bërë energjinë e hidrogjenit dhe bateritë e automjeteve elektrike më të përballueshme

26 Prill, 2021


Sekretarja për energji të SHBA, Jennifer Granholm, ka shpallur objektivat e reja për të ulur kostot e energjisë së pastër dhe teknologjive të tjera në lidhje me ndyrshimin klimatik, duke përfshirë këtu edhe uljen e kostos së hidrogjenit dhe baterive për automjete elektrike.

Në veçanti, Granholm ka thënë se ajo kërkon që të ulë çmimin e energjisë së hidrogjenit për 80 përqind para vitit 2030, ndërsa ka shtuar se do ta bënte “kompetitive me gazin natyral”, këto komente Granholm i kishte bërë gjatë vërejtjeve të saj në samitin ndërkombëtar për klimë.

Granholm – ndryshimi klimatik përfaqëson projektin kryesor të kësaj gjenerate, njëjtë sikurse udhëtimet për në hënë kohë më parë

Tutje, Granholm poashtu synon që të ulë çmimet e qelizave të baterive për të bërë kështu automjetet elektrike më të përballueshme për qytetarët.

Zyrtarja e Energjisë poashtu ka thënë se administra do të synoj që të ulë në mënyrë “të konsiderueshme” koston e kapjes industriale të karbonit, teknologji ende në zhvillim që synojn të kapin karbonin nga ajri.

Teksa ka shtuar se do të ketë iniciativa në rritje për përpjekje të shkallës së lartë përgjatë gjithë botës.

“Ky projekt është udhëtimi i gjeneratës sonë për në hënë”, ka thënë Granholm.

“Më pak se një dekad pasi që Presidenti Kennedy kishte deklaruar zgjedhjen e popullit tonë për të shkuar në hënë, ne vendosem flamurin e Amerikës në atë sipërfaqe, dhe sot ne kemi zgjedhur për të zgjidhur krizën klimatike”, kishte thënë Granholm.

Departamenti i energjisë më herët kishte vendosur objektivin për të ulur kostot e gjenerimit të energjisë nga energjia solare për 60 përqind deri në 2030.

 

Ulja e kostos së energjisë solare për 60%, vendoset objektivi i ri i SHBA-ve për këtë dekadë

Lexo më shumë

Përmes urdhërit ekzekutiv, Biden ka prioritizuar zhvillimin teknologjik të baterive

Lexo më shumë