Search

Përmes urdhërit ekzekutiv, Biden ka prioritizuar zhvillimin teknologjik të baterive

25 Shkurt, 2021


Pas ribashkimit të SHBA-ve në Marrëveshjen e Parisit, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të zvogëluar rreziqet në procesin e furnizimit me bateri të kapacitetit të madh.

Urdhëri ekzekutiv i titulluar ‘Sigurimi i zinxhirëve kritik të furnizimit të Amerikës’ është nënshkruar më 24 shkurt 2021. Sipas komunikatës nga Shtëpia e Bardhë, viteve të fundit kishte mungesë të furnizimit me produkte esenciale në SHBA, duke përfshirë ato mjekësore, të ushqimit apo edhe qipave kompjuterik.

Administrata e Biden kanë filluar rishikimin e gjithë zinxhirit të furnizimeve të SHBA-ve, ndërsa kanë kërkuar nga Departamentet dhe Agjencitë të gjejnë mënyra të sigurta të furnizimit.

E ndërsa urdhëri ekzekutiv po përmbante një listë të gjërë produktesh dhe materialesh në sektorë të ndryshëm, bateritë me kapacitet të lartë, sikurse to që përdorën në makina elektrike ishin vendosur në listën e katër produkteve prioritare.

‘Ne kemi filluar aktivizimin për kriza klimatike dhe kjo do të ndikojë në rritjen e kërkesës për teknologji të reja energjetike, sikurse ato të baterive të makinave elektrike. Duke identifikuar rreziqet në zinxhirin e furnizimit me bateri, ne do të plotësojmë përkushtimin e Presidentit për përshpejtimin e synimeve të SHBA-ve për teknologji të energjisë së pastër’, kanë thënë Shtëpia e Bardhë përmes komunikatës për media.

Ndërsa SHBA-të eksportojnë makina elektrike, ata ende nuk janë udhëheqës të prodhimit të baterive elektrike andaj edhe rezerva më të mëdha të baterive dhe zgjerimi i prodhimit të tyre do të mund të ndikonte në përdorimin e më të madh të makinave elektrike në vend.

Viteve të fundit Bashkimi Evropian ka mundësuar funksionimin më të mirë të zinxhirit të furnizimit me bateri edhe jasht Azisë nga ku po importonte më herët, pasi më së shumti bateri prodhohen në Kinë.

Në kuadër të investime shumë-miliardëshe në ndërtimin e fabrikave të baterive, Komisioni Evropian ka konfirmuar se brenda BE-së për momentin janë duke u ndërtuar më shumë se 20 fabrika të baterive shumë-gigavatëshe të litiumit.

Përveç fabrikës së madhe të Tesla në Nevada, SHBA-të janë duke ndërtuar numër të vogël të fabrikave të baterive, kryesisht jasht kufijve të vendit.

Por, për të përmirësuar gjendjen, SHBA-të kanë themeluar katër institucione për të përshpejtuar zhvillimin e sigurtë dhe brenda vendit të baterive të avansuara.