Search

Gjermania pret 17.5 GW shtesë të energjisë solare gjatë vitit 2024, mirëpo pret dhe probleme

December 06, 2024


Gjermania do të shtoj kapacitetin e energjisë  diellore në një rekord vjetor prej rreth 17.5 GW deri në fund të 2024. Kjo do të sjellë kapacitetin total të instaluar në rreth 100 GW.

Megjithatë, shoqata e industrisë së energjisë BDEW, paralajmëroi se rreth gjysma e kapacitetit të ri erdhi në formën e sistemeve të vogla nën 100 kW. Të cilat sipas rregullave aktuale japin energji në rrjet sa herë që prodhojnë, pa opsionin për të zvogëluar prodhimin kur kjo është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e rrjetit.

“Sasia e energjisë elektrike që prodhohet tani kërcënon të tejkalojë konsumin në pranverën dhe verën e ardhshme. Gjatë të dielave me diell kur ka kërkesë të ulët për energji elektrike, kjo vlen edhe nëse arrim të zgjerojm me përsosmëri rrjetin” tha kreu i BDEW Kerstin Andreae.

Ajo i bëri thirrje parlamentit të vendosë një reformë ligji që do të frenojë furnizimin e instalimeve të reja në 50% për një periudhë kalimtare, derisa të jetë e mundur që operatorët e rrjetit të kontrollojnë furnizimin edhe të impianteve të vogla FV. Përndryshe, Gjermania do të rrezikonte që operatorët e rrjetit do të duhej të shkëputnin përkohësisht të gjitha seksionet e rrjetit në rast të mbingarkesës për të stabilizuar sistemin.

Rritja e kapacitetit të energjisë diellore është rritur vazhdimisht viteve të fundit. Gjermania palifikon të ketë energjin diellore si  një nga burimet e saj qendrore të energjisë pasi synon që 80% e konsumt të energjisë të mbulohet nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2030.

Në vitin 2023, BRE-të mbuluan më shumë se gjysma e kërkesës për energji elektrike të Gjermanisë për herë të parë.

/Clean Energy Wire