Search

Australi – Oceanex synon parqe masive të erës në det të hapur, me kapacitet total 10GW

21 Prill, 2021


Një kompani rishtazi e formuar që do të specializoj në gjenerim të energjisë nga era në det të hapur, Oceanex Energy, ka zbuluar ambiciet për të zhvilluar më shumë se 9 gigavat në parqe të erës në det të hapur në Australi, dhe 3 gigavat të tjerë në Zeland të Re.

Oceanex Energy ishte themeluar vitin që lëmë pas nga Andy Evans dhe Peter Sgardelis, dy themeluesit e projektit të gjenerimit të energjisë nga era në det të hapur, Star of the South, që është duke avansuar projektin masiv prej 2GW afër bregut të Gipssland në Victoria të Australisë, e që duket se do të jetë parku i parë i erës në det të hapur në vend.

Tutje, OceanEX ka bërë të ditur se 7.5GW të projekteve lundruese të gjenerimit të energjisë nga era pritet të zhvillohen afër vijës bregdetare të Uellsit të ri Jugor, teksa konsiderohet si zonë strategjike për mbylljen tashmë të pritshme të flitës së termocentraleve të thëngjillit të shtetit, sidhe 2.5 GW të tjera të projekteve në det të hapur në Australinë Perëndimore.

Zyrtarët e projektit besojn natyra komplekse e projektit do të ndihmohet nga eksperienca në operacione të ngjashme për nxjerrjen e gazit dhe naftës në thellësi të oqeanit

Lojtarët e mëdhënj në Australi, siç mund të quhen akterët e përfshirë në projekte të kësaj natyre, duke përfshirë këtu Partnerët e Infrastrukturës së Kopenhagës në projektin Star of the South, dhe gjigandët nga sektorët e naftës, BP, konsiderohet që janë në kërkim të prospekteve të ndryshme në Australi gjersa duanë që të marrin një pjesë të tregut botëror sa më shpejt që është e mundur.

Evans, që posedon një pjesë të vogël të projektit Star of the South, ka thënë se energjia nga era në impiante lundruese është një mundësi e madhe për Australinë, duke marrë parasysh ekspertizën në nxjerrjen e naftës dhe gazit në det të hapur.

Evan ka thënë për RenewEconomy se Oceanex Energy është duke konsideruar katër projekte të mëdha në regjionin e Uellsit të ri Jugor.

Tutje, është bërë e ditur se ato kanë të ngjarë që të vendosen 30km apo më shumë larg vijës bregdetare, që do të thotë se në rastin e Uellsit të ri Jugor, projektet do të duhet të jenë impiante lundruese të gjenerimit nga era sepse oqeani përbënë një thellësi shumë të madhe.

Oda Ekonomike Federale e Austrisë: SOWI Kosovo investimi më i madh i huaj direkt për vitin 2020

Lexo më shumë

Parqert e erës në det të hapur rezultojnë më kost-efektive se çdo parashikim i bërë për to, BankBotërore parashikon se 75% e projekteve në det të hapur do të jenë lundruese

Ndryshe, projektet të gjenerimit të energjisë nga era në det të hapur kanë hedhur poshtë çdo parashikim të çmimeve dhe tashmë janë duke u ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë subvencion shtesë, teksa kontratat e tyre janë të bazuara në çmime të tregut.

Çelësi për Oceanex, dhe për projekte të tjera si Star of the South, dhe dy projekte të tjera të shpallura në Australiën perëndimore nga Australais dhe Pilot Energy, do të jetë kalimi i parashikuar i legjislacionit mundësues në parlamentin federal këtë vit.

Akti i infrastrukturës së energjisë së pastër në det të hapur do të zyrtarizoj krijimi e zonave të erës në det të hapyr, duke siguruar mandat për licencat e fizibilitetit, ngjashëm si lejet për eksplorim të gazit, dhe përfundimisht një licens për të ndërtuar projektin.

“Benefitet e projekteve të erës në det të hapur janë se ato ulin ndërveprimin dhe ndikimin visual”, ka thënë Evans.

“Një raport i publikuar rishtazi nga Banka Botërore sugjeron se 75% të projekteve të erës në det të hapur do të jenë lundruese, sepse ato mund të vendosen edhe më larg vijës bregdetare, kanë erëra të papenguara, dhe mund të zhvendosen, ndërsa janë edhe më pak të varura në karakteristikat gjeo-teknike të shtratit të detit”.

Tutje, Evans thotë se sektori i energjisë nga era në det të hapur kërkon një ndërfaqe unike të aftësive, duke përfshirë këtu ndërtimin e kullave, turbinave, themeleve nënujore, kabllove, nënstacioneve në det të hapur, sidhe logjistikës.

“Ne jemi duke tentuar që të tërheqim të gjithë për të bashkëpunuar për të treguar se janë me të vërtet opsione reale në Australi”.

Instalimet e reja të fuqisë së erës në botë arrijnë në 93 gigavat gjatë 2020

Lexo më shumë