Edhe dy javë kohë për të aplikuar për subvencionimin e sistemeve diellore termike për ngrohjen e ujit
20 Gusht, 2024
Kanë mbetur më pak se dy javë për aplilkim për subvencionimin e sistemeve diellore termike për ngrohjen e ujit, për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me mbështetje nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Një biznes i vogël që instalon sistemin diellor termik me subvencion nga Republika e Qeverisë së Kosovës, do të kthej investimin brenda tri viteve dhe do të sigurojë ujë të ngrohtë pa kosto për një periudhë të gjatë.
‘Subvencioni mbulon deri në 40% të vlerës investive, deri në 300€ për m² të panelit, dhe jo më shumë se 4,000€ në total. Për bizneset që janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen 200€ më shumë në total, për biznes’, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Ekonomisë.
Afati i aplikimit: 31 gusht 2024.
Detajet rreth thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://tinyurl.com/ThirrjaNMVM-DielloreTermike
Aplikimi bëhet përmes platformës ekosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32