COP29: Mbyllet marrveshja për tregun global të karbonit
November 29, 2024
Në konferencën e klimës COP29 është krijuar një marrëveshje për një treg global për të blerë dhe shitur kredi karboni, kjo pritet të qarkulloj miliarda dollarë në projekte të reja për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale.
Bisedimet për krijimin e kësaj marrëveshje kyçe kanë filluar para një decade. Problematike kryesore ishte shtjellimi i një mënyre se si të sigurohet besueshmëria në system ashtu që të mund të reduktohen emetimeve të gazeve serrë që nxisin ndryshimet klimatike.
Kreditë e karbonit krijohen përmes projekteve të tilla si mbjellja e pemëve ose ndërtimi i parqeve të erës në një vend më të varfër. Një kredi fitohet për çdo ton emetime që reduktohet ose absorbohet nga atmosfera. Vendet dhe kompanitë mund t’i blejnë ato kredi për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të tyre klimatike. Sipas kësaj marrëveshje pritet që Brenda 1 viti të krijohet një sistem tregtar i centralizuar i OKB-së.
Edhe pse kjo marrëveshje është një nga endimet më të rëndësishme të takimit 2 javor në Baku, tregtia dypalëshe e karbonit ka filluar të zbatohet më herët. Në janar Zvicra bleu kredi nga Tajlanda dhe dhjetëra vende të tjera kanë bërë tashmë marrëveshje për transferimin e kredive.
IETA, një grup biznesi që mbështet një zgjerim të tregtimit të kredisë së karbonit, ka thënë se ky treg i mbështetur nga OKB-ja mund të jetë me vlerë 250 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030 dhe të llogaritet në kompensimin 5 miliardë ton të emetimeve të karbonit në vit.
//Reuters