Çfarë efekti do të ketë presidenca e Donald Trump për energjinë e pastër?
November 29, 2024
2 vitet e fundit ShBA është rishfaqur si një superfuqi e energjisë së pastër, mirëpo kjo mund të ndryshohet me ardhjen e Donald Trump.
Shfuqizimi i akteve për financimin e energjisë së pastër në Shtetet e Bashkuara, do të fuqizoj më tej udhëheqjen kineze dhe humbjen e dhjetëra miliarda dollarë investime në vendet e tjera, sipas një raporti të ri.
Vetëm IRA, me stimujt e saj kryesorë për energjinë e pastër, vlerësohet se ka ndihmuar në krijimin e rreth 300,000 vendeve të reja të punës, me shumicën dërrmuese prej 150 miliardë dollarësh në investime të reja në prodhim.
Megjithatë, Trump e ka quajtur këtë shpenzim të kotë dhe u zotua ta largoj këtë masë. “Unë do ta ndërpres menjëherë mashtrimin e ri të gjelbër,” tha presidenti i zgjedhur pak para fitores së tij në zgjedhje. “Mashtrimi më i madh në historinë e çdo vendi.”
Nëse realizohet ky plani i Trump, projekte të planifikuara në SHBA do të anuloheshin, duke i lënë firmat amerikane të varura nga furnizuesit jashtë shtetit për komponentë.
Administrata e Trump planifikon “dominimit energjetik amerikan” që bazohet tërësisht në lëndët djegëse fosile. Kjo do të shkaktoj më shumë shpime për të nxjerr naftë dhe gazi të shoqëruara me një premtim për të hequr projektet e erës në det të hapur dhe për t’i dhënë fund “çmendurisë” së subvencioneve të makinave elektrike.
Por edhe axhenda e Trump nuk pritet të shkatrroj plotësisht vrullin e energjisë së pastër. BRE-të tani janë ekonomikisht tërheqëse dhe pritet të rriten ende.
//Mother Jones