Bateritë po stabilizojnë rrjetin: MB fillon operimin sistemi më i madh stabilizues
March 10, 2025

Bateria e parë në botë që ofron shërbime stabiliteti për një operator të sistemit të transmetimit dhe bateria më e madhe në Evropë ka filluar funksionimin. Shërbim të tilla do të ofrohen dhe nga bateritë që cilat do të instalohen në Kosovë.
Zenobē pronari i projektit, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ka njoftuar se sistemi i baterive, në Blackhillock, Skoci, është i madhi në Evropë dhe përbëhet nga dy faza.
Faza 1 është tashmë funksionale, me 200 MW. Më pas do të shtohen dhe 100 MW të tjera në vitin 2026, duke bërë një total prej 300 MW dhe 600 MWh. Kapaciteti total është i barabartë me energjinë e më shumë se 3.1 milionë shtëpive, dukshëm më shumë se të gjitha familjet në Skoci, për një orë, sipas kompanisë Zenobē.
Ky projekt pritet t’u kursejë konsumatorëve 172 milionë pund gjatë 15 viteve të ardhshme, theksoi ai. Ai shtoi se sistemi i ruajtjes së energjisë së baterisë (BESS) do të parandalonte rreth 2.6 milion ton CO2 nga hyrja në atmosferë gjatë kësaj periudhe, duke integruar më shumë energji të erës në rrjetin e transmetimit.
Vlerësimi i kursimeve i atribuohet shërbimeve të stabilitetit duke përfshirë inercinë, nivelin e qarkut të shkurtër, shërbimet e balancimit dhe menaxhimin e kufizimeve në rastet kur ka më shumë prodhim sesa konsum të energjisë.
Zenobē tha se vendi i Blackhillock do të ishte i pari në botë që do të ofronte shërbime të stabilitetit për një operator të sistemit të transmetimit duke e bërë energjinë e ripëtëritshme më të sigurt dhe të besueshme.
“Sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri luajn një rol kritik në tranzicionin neto zero të Mbretërisë së Bashkuar me mbi 22 GW të kërkuara si minimum në Planin e Qeverisë për Energjinë e Pastër në 2030. Ndërsa Britania rrit besimin e saj në BRE si era dhe dielli, bateritë si Blackhillock do të sigurojnë që energjia e tepërt të ruhet dhe më pas të përdoret gjatë kohëve të rritjes së kërkesës,” theksoi Zenobē.
Për të mbështetur ndërtimin e fazës së parë të Blackhillock, 200 MW / 400 MWh, Zenobē siguroi 101 milionë pund nëpërmjet një kredie afatgjatë nga një klub prej pesë bankash.