Search

Australia zyrtarizon bashkëpunimin me Gjermaninë për iniciativa të hidrogjenit, të ulët kostoja e prodhimit të hidrogjenit synimi kryesor

15 Qershor, 2021


Sipas një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të kryeministrisë së Australisë, Australia dhe Gjermania do të investojnë në një seri të iniciativave të reja për të përshpejtuar zhvillimin e industrisë së hidrogjenit, duke krijuar mundësi të reja të ekonomisë dhe vende të punës duke ulur nivelin e emetimeve.

“Sot, vendet tona shpallën Deklaratën e Qëllimit në mes të Qeverisë së Australisë dhe Qeverisë së Gjermanisë në Marrëveshjen Australiane-Gjermane të Hidogjenit”, ishte shkruar në njoftimin zyrtar të kryeministrisë së Australisë.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të bazohet në pikat e tyre më të forta, me Australinë që është duke synuar të shëndrrohet në një eksportues të madh të hidrogjenit, teksa Gjermania përbënë ekspertizën e duhur në teknologjinë e hidrogjenit dhe planifikon që të jetë një importues i sasive të konsiderueshme të hidrogjenit në të ardhmen.

Kryeminsitri i Australisë, Scott Morrison, tha që bashkëpunimi ndërkomëbtar me fokus në inovacionine teknologjike, ishte kyc që teknologji të reja energjetike si hidrogjeni të arrijnë barazi komerciale.

“Bashkëpunimi ynë me Gjermaninë do të përshpejtojë zhvillimin e industrisë së hidrogjenit të Australisë dhe do të krijoj vende të reja të punës”, tha KM Morrison.

“Ambicia jonë është që te prodhojmë hidrogjenin më të lirë të pastër në botë, që do të transformojë transportin, gërmimin në miniera, burimet dhe përpunimin në shtëpi dhe përtej detit”, tha ai.

‘H2 nën 2’- objektivi i Ministrisë së Energjisë së Australisë që synon ta bëjë hidrogjenin konkurrues me teknologjitë ekzistuese emetuese

Ndërkaq, Ministri për Energji dhe Ulje të Emetimeve, Angus Taylor, tha që arritja e teknologjive të reja energjetike të jenë të barabarta me teknologji ekzistuese është mënyra e vetme për të ulur emetimet, pa imponuar taksa apo kosto të reja për amvisëri, biznese apo industri.

“Australia është duke luajtur një rol të rëndësishëm në pëprjekjet për të ulur emetimet duke ulur koston e teknologjive me emetime të ulëta”, tha Minsitri Taylor.

“Ne kemi vendosur objektivin për të prodhuar hidrogjenin në më pak se 2-dollar për kilogram – ‘H2 nën 2’, cmimi me anë të cilit hidrogjeni bëhet konkurrues me alternative të tjera që emetojnë më shumë”, shtoi ai.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë së Australisë, tre iniciativat kryesore të ‘Akordit’ përfshijnë këto më poshtë”

  • Themelimi i Inkubatorit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Hidrogjenit Gjermano-Australian (HyGATE) për të mbështetur projekte pilot, testuese, demonstrime dhe kërkime në botën reale përgjatë zinxhirit të furnizimit me hidrogjen. Australia dhe Gjermania kanë zotuar 50 milion dollar dhe 50 milion euro, respektivisht, për themelimin e HyGATE.
  • Lehtësimi i bashkëpunimit nga industria në industri në projekte demonstruese në qendra të hidrogjenit në Australi.
  • Eksplorimi i opsioneve për të lehtësuar tregtinë e hidrogjenit dhe derivateve të prodhuara gna burimete ripërtërishme (si amoniaku) nga Australia në Gjermani, përfshirë përmes nismës H2Global të Gjermanisë, e cila mbështet marrëveshjet afatgjata të furnizimit me industrinë gjermane.

Hidrogjeni i ripërtërishëm tashmë më i lirë për transportin e rëndë, bënë të ditur një studim i ri nga qeveria e Australisë

Lexo më shumë

Shell arrinë marrëveshje 2.5 miliard dollarëshe me Australinë për furnizim energjetik, përfshirë këtu edhe bateri të shkallës së lartë

Lexo më shumë