Search

Shell arrinë marrëveshje 2.5 miliard dollarëshe me Australinë për furnizim energjetik, përfshirë këtu edhe bateri të shkallës së lartë

03 Qershor, 2021


Shtetii i Uellsit të ri Jugor në Australi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me gjigandin e industrisë së naftës dhe energjisë, Shell, për një kontratë 10 vjecare në vlerë prej 2.5 miliardë dollar për furnizim energjetik, që do të përfshijë edhe furnizimin e baterive për furnizim rezervë për energjinë e siguruar nga ajo solare dhe e erës.

Një bateri dy orëshe me kapacitet 100 megavat do të ndërtohet, gjersa është bërë e ditur që si bashkëpronarë do të jetë Edify Energy, i cili edhe do të jetë në detyrë të operimit.

Tutje, është bërë e ditur që bateria parashikohet që të futet në operim në fillim të vitit 2023, dhe do të ndihmoj që të mbuloj hendekun e prodhimit energjetik, kur termocentrali i thëngjillit nga AGL Energy do të dekomisionohet po atë vit.

“Kjo bateri do të na ndihmoj për të mbajtur poçat tonë të ndriçuar dhe të mbajmë kostot e ulëta përgjatë periudhave të kërkesave maksimale të energjisë, dhe për të mbështetur më shumë burime të energjisë së ripërtërishme kur të bëhen operative dhe lansohen në rrjet”, ka thënë Ministri i Energjisë i Uellsit të ri Jugor, Matt Kean.

Projekti i baterisë pritet që të ketë një kosto prej 100 milion dollar Australian, apo rreth 77 milion dollar të Shteteve të Bashkuara, është bërë e ditur nga zyrtarë të Edify.

Tutje, sipas marrëveshjes me Edify, Shell ka kontraktuar që të marr 60% të energjsië të ruajtur nga bateritë.

“Kjo marrëveshje afatagjetë e shërbimeve është një model se si përdoruesit e mëdhenj të energjisë mund të qasen në kapacitetet e ruajtjes së energjisë së baterive, që komplementon të ripërtërishmet”, ka thënë drejtori ekzekutivi i Shell Energy, Greg Joiner, në një deklaratë.

Kean tha që bateritë do të ndërtoheshin përgjatë Fermës Solare Darling Point në Uellsin Jugor të ri, një nga projektet më të mëdha solare të konektuara në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike.

Tutje, zyrtarët kanë bërë të ditur se kontrata për energji do të hyjë në fuqi në korrik të 2020, kur dhe kontrata ekzistuese me Shell skadon, dhe do të vazhdoj për 10 vite.

 

Australi - Oceanex synon parqe masive të erës në det të hapur, me kapacitet total 10GW

Lexo më shumë

Bateria më e madhe me kapacitet prej 1200 megavatësh do të ndërtohet në Uells Jugor të Australisë

Lexo më shumë