Search

Arrihen 2TW: Në dy vitet e fundit globalisht energji solare ka dyfishuar kapacitetin

December 04, 2024


Global Solar Council ka njoftuar se është arritur kapacitei global i energjisë solare në TW. Industrisë fotovoltaike iu deshën 68 vjet për të arritur 1 TW kapacitet të instaluar dhe vetëm dy vjet për ta dyfishuar atë!

Instalimi i paneleve solare është përshpejtuar në mënyrë eksponenciale vitet e fundit. Kjo ka sjellë reduktime dramatike të kostove, duke e bërë energjinë solare formën më të lirë të energjisë në dispozicion për konsumatorët në shumë vende anembanë globit.

Energjia diellore po bëhet shtylla kurrizore e sistemit global të energjisë, thuhet në njoftim. 2 TW energji diellore është e barabartë me kapacitetin total të instaluar të energjisë elektrike të Indisë, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar së bashku. Ai është gjithashtu dy herë më i lartë se kapaciteti i përgjithshëm në Bashkimin Evropian.

Bota ka nevojë për tre herë më shumë kapacitet të burimeve të ripërtëritshme deri në vitin 2030. Kjo do të thot që kapaciteti i energjisë diellore duhet të katërfishohet. Objektivi i vitit 2030 për energjinë diellore është 8 TW.

Me një faktor kapaciteti prej rreth 20%, 2 TW mund të fuqizojnë një miliard shtëpi që konsumojnë një mesatare globale prej 3.5 MWh në vit. Vlen të theksohet se ky krahasim, është vetëm një ekuivalent, pasi panelet solare nuk mund të prodhojnë energji elektrike gjatë natës. Kjo do të thotë se është e nevojshme t’i kombinoni ato me bateri dhe burimet e tjera të energjisë për një furnizim 24-orësh çdo ditë.

Gjatë COP29 Global Solar k anjoftuar se do të krijoj Grupin Ndërkombëtar për Fuinancimin e Energjisë Diellore. Ky do të jetë dialogu i parë global në botë midis industrisë dhe sektorit të financave synon të kapërcejë hendekun financiar midis ambicieve dhe relizimit të prokejteve.

/Balkan Green Energy News