Ankandi i energjisë së erës në Kosovë: Nënshkruhet marrëveshja
November 25, 2024
Kanë filluar zyrtarisht procedurat për ankandin e parë të erës në Kosovë, kanë njoftuar kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se tash kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.
“Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID. Ku të premten, më 22 Nëntor, zyrtarisht minisrja Rizvanolli ka nënshkruar marrëveshjen për ankandin me këto dy institucione.
Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, shkruan Kurti.
/Telegrafi