15MW: Turbina më e madhe në tokë fillon operimin
November 28, 2024
Turbina me erë në tokë më e madhe deri më tani ka hyrë në operim. Me fuqi prej 15 MW, kjo turbine është rreth dyfishi i kapacitetit të modelve në treg.
Prodhuesi i turbinave me erë Sany njoftoi të dielën se kishte filluar operimin e turbinës në Kinë, e cila është instaluar si prototip muajin e kaluar. Kompania thotë se turbina ka vendosur dy rekorde të reja globale për kapacitetin më të madh me një njësi dhe diametrin më të madh të rotorit (270m) për turbinat në tokë.
Modeli SI-270150 ka një jetëgjatësi prej 25 deri në 30 vjet. Kjo turbinë e vetme mund të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar rreth 160,000 familje.
Turbina aktualisht është e lidhur me rrjet, mirëpo ajo do të përfshihet në një faze testuese që zgjatë një vit. Kjo do të përfshijë gati 2,000 teste të performancës për të verifikuar besueshmërinë e komponentëve dhe dizajnin e përgjithshëm në kushte reale.
Turbina është më shumë se dy herë më e fuqishme se ato të prodhuara nga prodhuesit perëndimorë të turbinave me erë. Vestas i Danimarkës zbuloi makinën e saj EnVentus V172 7.2 MW në 2022, ndërsa lideri tjetër i tregut Siemens Gamesa ofron një turbinë 7 MW.
Me 15 MW, turbina vlerësohet njësoj si turbinat më të mëdha të erës në det të hapur të prodhuara .
Turbinat e dimensioneve gjigande kanë qenë një çështje e diskutueshme në sektorin e erës në vitet e fundit, me ankesa se nxitja e shpejtë për të prodhuar modele gjithnjë e më të mëdha ulë kualitetin dhe sigurin e tyre dhe po shkakton sfida të zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë transportin e makinerive.
// RECHARGE News