ZRRE publikon Rregulloren për Komunitetet e Energjisë në vend
June 25, 2026
Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, ka publikuar për konsultim publik Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR) në Kosovë.
Qëllimi i kësaj rregulle është krijimi i kornizës rregullative për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton Kosovo Energy News.
Dokumentin mund ta gjeni në faqen e ZRRE, duke ndjekur Link-un.
Të gjitha palët e interesit mund të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre në formë elektronike në email adresën [email protected], deri më 7 korrik 2026.
Udhërfyes për Komunitetet e Energjisë
Komunitet e Energjisë janë duke u shtuar vazhdimishtë në regjione të ndryshme të botës, duke e përfshirë dhe rajonin e Ballkanit, ku vende si Greqia, Kroacia dhe Sllovenia kanë treguar progres të vazhdueshëm prej tash e disa viteve.
Ligji për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtrishme të energjisë Nr.08/l-258, parasheh mirëpritjen e komuniteteve të tilla dhe në Kosovë, andaj kjo rregullore duhet të mundësoj promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme në këtë form, që bazohet në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe autoriteteve lokale.