Search

Vuçiç: Ne nuk kemi gaz apo naftë, ne kemi linjit dhe nuk do të heqim dorë nga ai

12 Gusht, 2021


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka mbajtur një intervistë ku, ndër të tjera, ka adresuar kërkesat dhe planet për zhvillime më të gjelbra në sektorin e energjisë në Serbi.

Mirëpo, në kontrast me raportimet e fundit që nxjerrin në pah hapat e gjelbër që Serbia ka ndërmarrë në sektorin e energjisë, një mënyrë krejt të kundërt Presidenti i Serbisë ka theksuar se “Unë nuk do të pranoj që të heqim dorë nga burimet tona, ne nuk kemi gaz apo naftë, mirëpo kemi linjit”.

Për më tepër, Presidenti Vuçiç vlerësoi një ndër nismat më të rëndësishme dhe njëkohësisht buxhetet më të mëdha që BE ka alokuar për Ballkanin Perëndimor për zhvillim të qëndrueshëm, Agjendën e Gjelbër, si një lëvizje jo detyrimore dhe me një prapavijë të fshehtë për të lënë Serbinë pa siguri energjetike.

Vuçiç: Ne do të mbyllim termocentralet tona kur Polonia t’i mbyll të saj

Presidenti i Serbisë është shprehur se nuk ka ndër mend që të heq dorë nga linjiti për gjenerimin e energjisë elektrike, pasi sipas tij kjo do të vënte në rrezik pozicionin si vend eksportues i energjisë elektrke në rajon.

Tutje, ai poashtu theksoi se nuk do të rrezikoj ngritjen 3 apo 4 fishore të çmimit vetëm me anë të zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

Në këtë kuptim, ai tha se Serbia do të mbyll termocentralet e saj vetëm atëherë kur Polonia, si një ndër vendet evropiane me flotën më të madhe të termocentraleve, do të mbyll të saj.

“Ne eksportojmë energji elektrike në rajon. A dëshironi që cmimi i energjisë elektrike të rritet 3 apo 4 herë në mënyrë që ne të mburremi që çdo gjë është e pastër për ne?”, është shprehur Vuçiç.

“Ne do të mbyllim termocentralet tona atëherë kur Polonia i mbyll të saj”, ka thënë Presidenti i Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

“Ne gjithmonë do të kemi përparim të gazit, mirëpo nuk do të lejoj importim të energjisë elektrike”, ka theksuar ai. Në rajon në eksportojmë energji elektrike. A dëshironi që cmimet e energjisë elektrike të rriten 3 apo 4 herë që të mburremi që çdo gjë është e pastër?”, tha ai

“Unë nuk do të pranoj të heqim dorë nga burimet tona, ne nuk kemi gaz apo naftë, mirëpo kemi linjit”, ka theksuar ai.

Presidenti i Serbisë rikujtoi se Serbia ka prodhuar 34 teravat energji elektrike, dhe konsumon 32, duke shtuar se në këtë mënyrë dy teravatët e tepruar eksportohen, sigurisht atëherë kur cmimi është më i shtrenjtë, dhe importojmë në verë kur është më e lirë.

“Përveç Rumanisë dhe Bullgarise, të gjithë vendet tjera në rajon importojnë energji, gjersa ne eksportojmë në Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe vende të tjera”, tha ai.

“Fatmirësisht, Djerdap është ndërtuar në kohën e Brozhit, që përbënë pothuajse qerekun e prodhimit të energjisë elektrike, dhe tani ne po mendojmë për Djerdap 3, mirëpo sapo e themë këtë, një mijë persona paraqiten dhe thonë – nuk do të heqim dorë nga Danubi. Është pothuajse dikush do të marrë Danubin për në Mars, apo ku ta di unë”, thekson Vuçiç.

Vuçiç: Unë nuk e pranoj Agjendën e Gjelbër si një ‘jihad’ të ri

Ndërsa përforcoi argumentin e tij ai përmendi edhe disa projekte të tjera që synojnë zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të sektorit energjetik të Serbisë.

Ai përmendi gazsjellësin, si dhe një projektin e paneleve solare për të rritur pjesëmarrjen e energjisë së ripërtëritshme në Serbi.

“Dëshironi që ne të mburremi që çdo gjë është e pastër në mënyrë që ne të mbesim pa energji elektrke, që energjia elektrke të jetë tre, katër apo pesë herë më e shtrenjtë, gjersa tani është më e lira në Evropë”, ka theksuar ai.

Vuçiç thotë se Serbia në këtë mënyrë do të nënshkruaj një marrëveshje me Amerikën për instalimin e paneleve solare në mënyrë që të kenë 2 përqind ekstra te gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, që aktualisht qëndron në 6 përqnid.

Mirëpo, e rëndësishme të theksohet është perceptimi dhe vlerësimi i Presidentit Vuçiç për mbase nismën më të rëndësishme të të paktën kësaj dekade, Agjendën e Gjelbër.

Vuçiç theksoi se ai nuk e sheh Agjendën e Gjelbër si një ‘jihad të ri’, duke sqaruar se nuk ka forca të jashtme që do mund të detyrojnë vendet të heqin dorë nga burimet e tyre, e që në këtë rast bëhet fjalë për linjitin – burimin më ndotës të energjisë.

“Mirëpo unë nuk do të pranoj agjendën e gjelbër si një jihad të ri, apo një rregull apo ligj të jihadid, që disa forca do të sulmojnë sovranitetin dhe lirin e vendeve në mënyrë që të heqin dorë nga burimet e tyre. Ne kemi linjit apo qymyr, ne nuk kemi gaz apo naftë, dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo. Ju tregoni njerëzve në miniera që nuk do të punojnë më”, ka theksuar Vuçiç.

Serbia në bisedime me UGT Renewables për ndërtimin e impiantit 1GW të energjisë solare

Lexo më shumë

Serbia do të investojë 380 milion euro në hidrocentralin e Djerdap

Lexo më shumë

Polonia do të mbyllë termocentralin më ndotës më 2036

Lexo më shumë