Search

Serbia do të investojë 380 milion euro në hidrocentralin e Djerdap

15 Korrik, 2021


Sipas Presidentit të vendit, Aleksandar Vucic, Serbia pritet të investojë 380 milion euro në renovimin e kompleksit të hidrocentralit Djerdap në lumin e Danubit përgjatë dhjetë viteve të ardhshme, ka bërë të ditur seenews.

“Ne do të konsumojmë më shumë energji elektrike dhe do të duhet t’a prodhojmë atë”, ka thënë Vucic gjatë një vizite në kompleksin e hidrocentralit Djerdap, sipas një njoftimi të zyrës së presidentit.

Në këtë mënyrë vetëm këtë vit, Serbia është duke implementuar projektin në vlerë prej 28.5 milion euro për të riofrmuar stacionet anijeve të hidrocentralit Djerdap1 (HEC) gjersa përfundimi i projektit pritet të konkludohet këtë vjeshtë .

Ndërkaq, 31 milion euro të tjera do të investohen në rregullimin e stacioneve të anijeve të Djerdap 2.

Kompleksi i hidrocentralit Djerdap, që ndodhet në grykën e Portës së Hekurt në Danub, ishte ndërtuar së bashku nga Serbia dhe Rumania dhe ishte komisonuar në vitet 1970.

Pjesa e kompleksit të Serbisë përbëhet nga njësitë e kompleksit të hidrocentralit Djerdap 1 (1,058MW) dhe Djerdap 2 (270MW).

Serbia jep tokat bujqësore shtetërore me qira për zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme

Lexo më shumë

Serbia: Në dhjetë vjet, sektorët e energjisë dhe minierave të përllogariten për 10% të PBB

Lexo më shumë