Search

Serbia në bisedime me UGT Renewables për ndërtimin e impiantit 1GW të energjisë solare

03 Gusht, 2021


Qeveria e Serbisë është në bisedime me kompaninë amerikane UGT Renewables për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar prej 1GW përgjatë vendit, ka njoftuar zyra e Presidentit këtë të hënë.

Lorik Haxhiu: Kosova mund të ketë deri në 500 MW energji solare të instaluar deri më 2030

Lexo më shumë

Lajmin e ka bërë të ditur SeeNews, ku është raportuar se projekti parashikohet të zë një hapësirë prej 2,000 hektarë me një qëllim që të evitojnë lirimin e rreth 1.9 milion ton të dioksidit të karbonit në baza vjetore, ka theksuar zyra e Presidentit Aleksandar Vucic, në një deklaratë pasi që ministrja e energjisë kishte nënshkuar një marrëveshje bashkëpunimi me UGT Renewables.

“Ne do të bisedojmë për të gjitha kustet, dhe nëse plotësohen këto të fundit ne parashikojmë që nën marrëveshje sëbashku ne mund të kemi panele solare që do të prodhojnë më shumë se 1GW të energjisë elektrike”.

“Është e rëndësishme për neve që të kemi ajër të pastër, dhe që marrëveshja të jetë financiarisht e rëndësishme për ne, në këtë mënyrë ne reformojmë dhe modernizojmë sektorin energjetik dhe punën e kompanive publike në të ardhme”, ka thënë Vucic, sipas një deklara të lëshuar nga ministria e energjisë, ka raportuar SeeNeës.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Serbia dhe UGT Reneëables do të bashkëpunojnë në zhvillimin e impianteve fotovoltaike dhe kapaciteteve për ruajtje të energjisë, me synimin për të shfrytëzuar potencialin e Serbisë për të ndërtuar kapacitete energjetike duke përdorur burime të ripërtëritshme, ka thënë tutje ministria e energjisë e Serbisë.

ACPA: Kostoja e pa subvencionuar e energjisë për energjinë solare ka rënë 90% që nga viti 2009

Lexo më shumë