Search

Termocentrali i qymyrit në Spanjë do të shndërrohet në një qendër të gjelbër hidrogjeni

24 Shtator, 2021


Kompania energjetike e Portugalisë, Energias de Portgual (EDP), planifikon që të shëndrroj një termocentral të dekomisionuar të qymyrit në jug të Spanjës në një impiant për prodhim të hidrogjenit të gjelbër, në një investim prej 550 milion euro.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës.com, ku është raportuar se objektivi i EDP është që të shëndrroj termocentralin prej 570MW dhe hapësirën e saj rrethuese në një impiant të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër për të ndihmuar të dekarbonizoj industritë si pjesë e tranzicionit energjetik, por edhe të gjenerojë energji të ripërtëritshme për eksport nga deti.

Impianti, i pozcionuar në qytetin e Los Barros, është aktualisht në proces të çmontimit, sipas mediave lokale. Mbyllja e tij ka dhënë një goditje serioze për ekonominë e qytetit dhe zyrtarët lokalë shpresojnë se projekti i EDP do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

Plani është që të shëndrrohet zonën në një qendër të hidrogjenit për të dekarbonizuar impiantet industriale në afërsi të qendrës

E ashtuquajtura Lugina e Hidrogjenit e Gjirit të Algeciras do të përfshijë hidrogjenin e gjelbër, prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe ruajtjen e energjisë.

Në segmentin e ruajtjes së energjisë, EDP po shqyrton një projekt që do të përfshijë bateri litium-jon me një kapacitet prej 255 MW, u raportua pas një takimi midis zyrtarëve të EPD dhe kryetarit të bashkisë së Los Barrios.

Spanja kalon ligjin për klimë duke ndaluar kërkime të reja për naftë dhe gaz

Lexo më shumë

Spanja arrinë cmimin më të lirë të energjisë nga era, vetëm 20 euro për një megavat

Lexo më shumë