Search

Spanja arrinë cmimin më të lirë të energjisë nga era, vetëm 20 euro për një megavat

01 Shkurt, 2021


Spanja ka organizuar ankandin e hapur publik për ndërtimin e 3 gigavat kapaciteteve të prodhimit të rrymës nga burime të ripërtëritshme në janar të vitit 2021.

Ankandi në Spanjë për burime të ripërtëritshme ka rezultuar në cmimet më të lira në Evropë për prodhim të energjisë nga era.

Oferta më e ulët për cmim të energjisë nga era ishte 20 euro për megavat, ndërsa më e larta deri në 28.89 euro për megavat.

Në Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (NECP), Qeveria në Spanjë është përkushtuar të rrisë kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme për 22 gigavat. Nga 28 gigavat sa ka tani të instaluara, Spanja ka për qëllim të ketë 50 gigavat kapacitete të prodhimit të rrymës nga era deri në vitin 2030.

Për të lehtësuar dhe mundësuar këtë rritje, Qeveria në Spanjë kishte vendosur të ndryshonte sistemin e ankandeve publike për energji elektrike nga burime të ripërtëritshme. Kësisoji, ankandi i shpallur në janar të këtij viti rezultoi me cmimet më të lira të energjisë nga era në Evropë.

‘Industria e energjisë nga era në Evropë vazhdon të zvogëlojë kostot përmes inovacionit, madhësisë së projekteve dhe duke mësuar nga e kaluara. Këto cmime të ulëta erdhën falë përdorimit të sistemit me ‘Kontrata për Ndryshim’ (Contracts-for-Difference) si model të organizimit të ankandit të hapur publik. Ky model sjelli cmimet më të ulëta për energji të ripërtëritshme për shkak se përmes tij minimizohen kostot e financimit. Janë të lira edhe për qeveritë, pasi që qeveritë shpaguhen si dhe paguajnë. Kësisoji, qytetarët fitojnë dyfish, edhe si konsumatorë edhe si taksapagues’, ka thënë Giles Dickson, Kryeshef Ekzekutiv në WindEurope.

Ndryshe, përmes modelit me CfD, model ky që ishte inicuar nga ËindEurope, parqet e erës paguajnë kur çmimi i tregut tejkalon çmimet e ankandit, ndërsa qeveritë paguajnë vetëm kur çmimi i tregut është më i ulët se çmimet e ankandit.

Andaj, kjo skemë është shumë më e lirë se skemat tjera të mbështetjes, edhe për qeveritë e edhe për konsumatorët, pasiqë ndikojnë direkt në uljen e kostos së financimit të projekteve të reja energjetike të erës.

Në ankandin e fundit, Spanja ka siguruar kontrata 12 vjecare përmes sistemit të CfD-ve.

Projektet përfituese duhen të shesin vlera të përcaktuara të energjisë elektrike në treg sipas këtyre kontratave, por atëherë kur arrihet limiti, ato mund të zgjedhin të vazhdojnë shitjen e energjisë elektrike nën këto kontrata ose, për shembull, të nënshkruajnë marrëveshje të blerjes së energjisë me korporata të ndryshme dhe klientë industrial.