Search

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

19 Prill, 2022


Kriza energjitike e ditëve të fundit, ka bërë që Shqipëria të marrë me qera dy anije që shërbejnë si termocentrale për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën është arritur edhe një marrëveshje. Këto anije do të ankorohen në portin e Vlorës, dhe do të mbulojnë një pjesë të nevojës për energji elektrike.

Por çfarë janë këto anije-termocentrale, çfarë ndikimi kanë ato në mjedis dhe a ndikojnë në ndryshimet klimatike?

Shqipëri: Masa për furnizimin me energji elektrike, dy termocentrale të lundrueshme nisin punën në korrik

Lexo më shumë

TEC-et lundruese ose anijet energjitike po përdoren gjithnjë e më shumë si një zgjidhje e disponueshme për defiçitet e furnizimit me energji në vendet me infrastrukturë të kufizuar të prodhimit të energjisë tokësore dhe për të shmangur kohët e gjata që nevojiten për ndërtimin dhe vënien në punë të termocentraleve të reja. Këto ankorohen në porte dhe lidhen drejtpërdrejt me rrjetin elektrik.

TEC-et lundruese zakonisht vendosen për të prodhuar dhe siguruar energji për vendet bregdetare dhe jo vetëm, në Afrikë (Gana, Senegal, Zambia nëpërmjet Mozambikut, Sudanit, Sierra Leones, Guinesë-Bissaut dhe Gambisë), Lindjes së Mesme (Irakut dhe Libanit), Azisë (Pakistanit dhe Indonezisë) dhe Karaibeve (Kuba). Në disa nga këto vende, energjia elektrike sigurohet plotësisht nga TEC-et lundruese (Guinea-Bissau), në Gambi rreth 60% , ndërsa në Ganë dhe Liban rreth 25%.

Globalisht, kapaciteti gjenerues i TEC-ve lundruese është rritur 17-fish, nga një kapacitet modest prej 144 MW në 2010, në më shumë se 2.6 GW në vitin 2020. Gjithashtu një tjetër impiant prej 4.4 GW është në ndërtim gjatë kësaj kohe.

Ashtu sikurse Shqipëria mori 2 TEC-e lundruese, edhe Afrika e Jugut kohët e fundit liçensoi tre TEC-e lundruese, me një kapacitet të kombinuar të prodhimit të energjisë prej 1.2 GW (pra dy me 450 MW dhe një me 320 MW), pavarësisht mosmiratimit nga autoritetet mjedisore, i cili tregon shumë mbi ndikimin e tyre në mjedis.

Në përgjithësi, dihet shumë pak rreth shkarkimeve të mundshme të ndotësve të ajrit të rrezikshëm për shëndetin dhe gazet serrë që ndikojnë në ndryshimet klimatike nga fuqitë. TEC-et lundruese janë motorë që punojnë me gaz natyror (NG) ose naftë (HFO) që përdoren zakonisht nga anijet. Shumica e flotës aktuale fillimisht patën përdorur naftën, ndërsa tani ao përdorin gazin natyror nga rezervat vendase. Gazi natyror për TEC-et të cilat janë planifikuar të vendosen në Afrikën e Jugut, do të transportohet si gaz natyror i lëngshëm (LNG) ekskluzivisht nga Shell.

Në rastin kur gazi natyror duhet të transportohet nga një largësi e madhe, kjo do të rezultojë në ndotës shtesë në ajër dhe shkarkime të gazeve serë siç është metani (CH4), i cili shkarkohet gjatë nxjerrjes dhe përpunimit të gazit natyror, apo edhe nga djegiet e hidrokarbureve për transportin e gazit natyror të lëngshëm.

Kështu që disa studies kanë realizuar vlerësimin e parë teorik të ndotësve të ajrit dhe shkarkimeve të GHG-së nga TEC-et që përdorin gazin natyror. Studimin e tyre ata kanë shtrirë në të gjithë flotën globale të TEC-ve lundruese që janë aktualisht në funksion, apo në procesin e ndërtimit.

Shkarkimet e TEC–ve lundruese në botë

Shkarkimet vjetore të vlerësuara nga flota aktuale globale e këtyre TEC-ve (2.6 GW kapaciteti gjenerues) që punojnë kryesisht me gaz natyror vendas, janë gjithsej 4.4 Tg CO2, 0.8-3.2 Tg CH4, 1.6 Gg NOx dhe 1.0 Gg PM. Por këto shkarkime do të rriten pothuajse 3-fish, me vendosjen në funkson të TEC-ve lundruese (aktualisht në ndërtim) me kapacitet gjenerues prej 4.4 GW. Nëse të gjitha këto TEC-e (4.4 GW) do të përdornin gaz natyror të lëngshëm, shkarkimet CO2 në ajër do të shtoheshin me 0.4 Tg. Kjo sepse kontributi i mjetit të transportit të gazit natyror të lëngshëm mund të jetë i konsiderueshëm (fig. 2), megjithëse kjo varet nga distancat e udhëtimit dhe përmbajtja e squfurit të karburantit.

Shkarkimet e gazeve serë dhe ndotësve kryesore të ajrit.

Vetëm në Afrikën Sub-Sahariane, pothuajse 600 milionë njerëz nuk furnizohen me energji elektrike. Ky është një deficit prej 480 GW, duke përdorur kapacitetin e instaluar për frymë të Afrikës së Jugut në vitin 2010 të ∼0.8 kW. Bazuar në flotën aktuale të TEC-ve lundruese, adaptimi në vendet bregdetare (Zambia) ose të pasura (Guinea-Bissau) nuk është i vështirë. Nëse çdo vend tjetër në Afrikën Sub-Sahariane miraton në mënyrë të ngjashme TEC-et lundruese prej 1.2 GW kapacitet gjenerues, kjo do të ishte gjithsej 54 GW dhe do të adresonte 11% të deficitit aktual. Shkarkimet e gazeve serë nga rrymat e sipërme, transmetimi, magazinimi dhe djegia mund të arrijnë në 110-160 Tg CO2e në një horizont kohor 100 vjeçar. Kjo është 5-7% e totalit të shkarkimeve të gazeve serë bruto të raportuar për Afrikën Sub-sahariane në vitin 2018 prej 2.36 PG CO2e.

Kjo do të thotë se, TEC-et lundruese përfaqësojnë një burim në rritje të gazeve serë dhe ndotësve të ajrit në rajonet e prirura për trajtimin e shpejt të mungesave të energjisë. Nga ana tjetër teknologjitë e kontrollit të shkarkimeve dhe kuadri ligjor ndërkombëtar kanë potencialin për të pakësuar shkarkimet e ndotësve të ajrit nga TEC-et lundruese dhe transporti i gazit natyror, por shumë vende që i miratojnë ato nuk kanë një kuadër ligjor apo mjetet e duhura për të zbatuar këto ligje. Për këtë arsye, studiuesit sugjerojnë se matjet e humbjeve të CH4 gjatë proceseve të ndryshme të gjenerimit të energjisë, duhet të jenë me përparësi për të reduktuar pasiguritë në vlerësimet e shkarkimeve.

//focusalbania