Search

Taksa më e lartë e karbonit në botë është 133.26$ ndërsa më e ulëta është 0.008$

03 Mars, 2021


Në vitet e fundit, vende të ndryshme kanë ndërmarrë iniciativa dhe janë përkushtuar për të ulur emitimet e tyre të karbonit, duke vendosur rregulla në mbrojtje të mjedisit dhe duke shtuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike.

Ndër masat tashmë të prezantuara dhe që ka filluar së implementuari në botë dhe pak më shumë në Bashkimin Evropian janë skemat e shkëmbimit të emetimeve (ETS) dhe taksat e karbonit.

Përdersia ETS përcakton një limit se sa CO2 mund të liroj një vend apo një njësi prodhimi, taksa e karbonit thjesht penalizon ndotësit

ETS – Skema e Tregtimit të Emisioneve apo të njësive të karbonit paraqet një ndër politikat më të suksesshme dhe më efektive në luftën kundër ndotjes së ajrit nga emetimet e gazrave serrë.

Sistemi funksionon duke përcaktuar një tavan (limit) në emetimet e lejuara, dhe kështu obligon emetuesit përgjegjës të kenë leje për çdo ton CO2 që ata emetojnë. Niveli i kufirit të lejuar përcakton numrin e lejeve në dispozicion.

Kësiosji ETS mundëson tregtimin me njësi të karbonit, përkatësisht fabrikat apo njësitë e prodhimit mund të blejnë dhe shesin njësi karboni. Çmimi i njësive të tregtueshme varet nga sa janë në qarkullim, dhe ngjashëm me çmimet e bursave, çmimet mund të ndryshojnë në bazë të ofertës dhe kërkesës.

Ndëdrsa, çmimi i karbonit është një instrument i cili mundohet të përfshijë kostot e pa llogaritura të emetimeve të gazrave serrë (GHG). Këto kosto përfshijnë edhe dëmtimet ndaj të mbjellurave, ato shëndetësore të shkaktuara nga nxehtësia apo thatësira, humbja e pronës nga vërshimet dhe rritjes së nivelit të ujërave, etj.

Kësisoji, çmimet e karbonit ndihmojnë në zhvendosjen e barrës së dëmeve të shkaktuara tek ata që janë përgjegjës.

32 vende kanë filluar zbatimin e taksës së karbonit, Sllovenia shteti i vetëm nga Ballkani

Banka Botërore ka thënë se në vend që të përcaktohet se kush duhet të ulë emetimet, çmimet e karbonit më shumë përfaqësojnë sinjal ekonomik tek ndotësit, dhe i lejon ata të vendosin të transformojnë aktivitetet për të ulur emetimet.

Vende të ndryshme kanë filluar zbatimin e kësaj takse edhe para se të kërkohej prej tyre, sikurse Finlanda që ka filluar zbatimin e taksës së karbonit në vitin 1990.

Arben Kllokoqi paraljmëron: evitoni taksën e karbonit, mund të përfundojmë si treg i segmentuar

Lexo më shumë

Që nga atëherë, sipas të dhënave të paraqitura nga Banka Botërore në vegzën e saj ‘carbon pricing dashboard’, në total 32 shtete në botë kanë zbatuar këtë iniciativë në mbrojtje të ambientit.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore vendi me taksën më të lartë të karbonit është Suedia me 133.26 dollarë Amerikan për ton CO2.

Suedia përcillet nga Lihtenshtajni dhe Zvicra me 105.69$ dhe 104.56$ respektivisht. Ndërsa shteti që filloi këtë taksë që në vitin 1990, Finlanda ka një taksë relativisht të lartë prej 61.76$ për ton.

Shtetet në vijim sipas vlerës së çmimit për 1 ton ndotje me CO2 janë Islanda me 30.01$, Danimarka me 27.70$, Portugalia me 27.52$, Kanadaja me 22.63$, Irlanda me 23.30$ dhe Britania e Madhe me 23.23$ për ton.

Në Ballkan vetëm Sllovenia ka filluar të zbatojë taksën për karbon, dhe këtë e ka bërë në çmim prej 20.61$ për ton.

Ndryshe, ndryshe nga vendet në Evropë, lista përmbanë edhe ekonomi tjera të mëdha në botë që kanë përcaktuar taksë simbolike të karbonit. Japonia ka zbatuar taksën prej 2.76$ dollar për 1 ton CO2 ndërsa Argjentina ka një taks prej 1.19$ për ton.

Polonia me taksë të karbonit prej 0.08$ për 1 ton CO2 të emetuar

Në listën e shteteve me taksë simbolike të karbonit hynë edhe Estonia me 2.33$, Ukraina me 0.35$, dhe Polonia me 0.08$ për 1 ton CO2 të emetuar.

Ndërsa të dhënat e publikuara nga Banka Botërore për herë të fundit janë azhurnuar në Nëntor të vitit 2020, këto të dhëna nuk përfshijnë edhe vendimin e fundit të Presidentit Biden për të vendosur taksë të karbonit prej 51 dollarë për ton CO2 në SHBA.

Disa vende kanë vendosur taksa të ndryshme të karbonit, varësisht nga të ardhurat mujore të deklaruara të ndotësve. Si shembull, Norvegjia ka vendosur një taksë prej 57.14$ për banorët me të ardhura të larta, ndërsa për ata me më pak të ardhura, taksa është dukshëm më e vogël dhe në vlerë prej 3.75$ për ton.

Po të njëjtën politikë e aplikon edhe shteti i Meksikës, por jo në dallim aq të theksueshëm se sa shteti Norvegjez, me 2.79$ për shtresën e lartë dhe 0.35$ për shtresën e ulët.

Janez Kopac: Taksat e karbonit janë realiteti i ri i Ballkanit Perëndimor

Lexo më shumë
VendiÇmimi për një ton CO2
Argjentina1.19$
Kanada22.63$
Kili5$
Kolumbia4.45$
Danimarka27.7$
Estonia2.33$
Finlanda61.76$
Franca6.98$
Islanda30.01$
Irlanda23.30$
Japonia2.76$
Latvia10.49$
Lihtenshtajni105.69$
Meksika2.79$ / 0.35$
Norvegjia57.14$ / 3.25$
Polonia0.08$
Portugalia27.52$
Singapori3.66$
Sllovenia20.16$
Afrika e Jugut7.38$
Spanja17.48
Suedia133.26$
Zvicra104.65$
Britania e Madhe23.23$
Ukraina0.35$