Search

Sllovenia do të përfundojë largimin e qymyrit deri në vitin 2033 – ministri i infrastrukturës

15 Shtator, 2021


Sllovenia planifikon që të përfundoj largimin e thëngjillit nga industria e saj e energjisë deri në vitin 2033, ka theksuar ministri i infrastrukturës, Jernej Vrtovec, përcjell SeeNews.

“Ky është viti optimal kur ne mund poashtu të sigurojmë financim të mjaftueshëm për ristrukturimin e rajonit. Në fazën e parë, ne mund të përfitojmë 240 milion euro nga Komisioni Evropian, që mund të lidhet me tenderë të ndryshëm”, ka thënë Vrtovec të hënën, sipas një videoje të postuar në faqen zyrtare të transmetuesit publik RTV.

Qeveria ka përgatitur një strategji që të siguroj 5,000 vende të punës për ata që janë të punësuar në termocentrale të qymyrit dhe në mihjen e Velenje, kishte theksuar Vrtovec prëgjatë vizitës së tij në termocentralin e qymyrit me kapacitet 884 MW, Sostanj.

Mirëpo, është e rëndësishme të theksohet se Stoanj ka regjistruar një humbje prej rreth 250 milion euro në vitin 2020, dhe se cmimi i emetimeve të dioksidit të karbonit po i afrohet 65 euro për ton, që mund të coj në vendime të shpejta nga ana e qeverisë, ka theksuar Vrtovec.

Vendi poashtu operon termocentralin tjetër të qymyrit në Lubjan me kapacitet 123MW.

Termocentrali i qymyrit i Sllovenisë Sostanj kërkon ndihmë shtetërore pasi kostot e CO2 kërcënojnë ta fundosin atë

Lexo më shumë