Search

Singapori zbulon një ndër projektet më të madha lundruese të energjisë solare në botë

16 Korrik, 2021


Duke mbuluar një hapësirë prej 45 hektarë, projekti lundrues në rezervuarin Tengeh përbënë një numër gjigand prej 122,000 panele solare, që pritet të kenë një jetë gjatësi të operimit prej të paktën 25 vite.

Ditën e djeshme Singapori ka zbuluar një nga parqet më të mëdha lundruese në botë për gjenerim të energjisë nga energjia solare, ka raportuar mediumi Connected to India.

Parku mund të prodhojë mjaftueshëm energji për të furnizuar pesë impiantet për trajtim të ujërave të ishullit, teksa projekti është poashtu pjesë e përpjekjeve nga vendi për të arritur objektivin e katërfishimit të kapaciteteve solare deri në 2025.

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, bëri edhe hapjen zyrtare të sistemit fotovoltaik lundrues solar me kapacitet prej 60 megavat gjatë pikut të prodhimit (MWp), në rezervuarin Tengeh.

Ai tha se ky projekt është rezultat i përpjekjeve të qeverisë për të “eksploruar mënyrat për të gjeneruar energji nga dielli për energji të pastër”

“Kjo do ta bëjë Singaporin një nga vendet e pakta që ka një sistem plotësisht të gjelbër të ujësjellësit, që funksionon plotësisht me energji të pastër. Është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme “, shtoi ai.

Gjithashtu, ky projekt përbënë një nga sistemet më të mëdha lundruese në botë të vendosur jo në det të hpaur, tha agjencia kombëtare e ujit PUB dhe Sembcorp Industries në një njoftim të përbashkët për shtyp.

Fundoset paneli i parë lundrues shqiptar i energjisë diellore

Lexo më shumë

Greqia inicon projektin e parë solar lundrues

Lexo më shumë