Search

Fundoset paneli i parë lundrues shqiptar i energjisë diellore

28 Qershor, 2021


Impianti i parë diellor lundrues i Shqipërisë, zbuluar dhe lidhur me rrjetin në fillim të qershorit të këtij viti, është fundosur.

Ndërtuar nga dy kompani norvegjeze, Statkraft dhe Ocean Sun, impianti diellor 2 megavat nisi në rezervuarin e Banjës, ku Stakraft gjithashtu operon një hidrocentral prej 72 megavat.

Impianti diellor mbulonte 4,000 metra katrorë dhe përbëhej nga 4 njësi lundruese dhe rreth 1,600 panele diellore.

Sipas Ocean Sun, ndodhi një incident me ‘notuesin’ – unaza e madhe lundruese e bashkangjitur në një membranë. Kjo, nga ana tjetër, është e lidhur me maune që ndihmojnë për ta mbajtur në det. Kompania raportoi “dëm të rëndë” që rezultoi nga fundosja e saj e pjesshme.

“Shpëtimi i aseteve, përfshirë edhe panelet diellore, po vazhdon. Kompania po punon ngushtë me Statkraft për të përcaktuar arsyet dhe pasojat e incidentit,” pohoi Ocean Sun pas fundosjes.

Dje, ata dhanë një deklaratë tjetër duke thënë se po punohej për transferimin e pasurive të dëmtuara në breg dhe po punohej për të kuptuar se çfarë shkoi keq.

“Ocean Sun mbetet plotësisht i përkushtuar dhe i sigurt në teknologjinë thelbësore, e cila është provuar me sukses në disa projekte pilotë. Ocean Sun do të njoftojw tregun financiar teksa procesi pwrditwsohet dhe mw shumw informacion të bëhet i disponueshëm,” deklaroi kompania.

Para incidentit, të dy kompanitë thanë se tre njësi të tjera lundruese do të instaloheshin në gjysmën e dytë të 2021 për një kapacitet total shtesë prej 1.5 MWp. Ata nuk komentuan nëse këto plane janë ende në fuqi.