Search

Simson: Energjia solare ka dritën jeshile për të fuqizuar tranzicionin e energjisë

08 Shtator, 2021


Këto komente pozitive për industrinë solare komisionerja e energjisë Kadri Simson i bëri në hapjen e Ekspozitës dhe Konferencës së 38 -të Evropiane të Energjisë Solare PV (BE PVSEC).

Komisionerja Simson ka përshkruar teknologjitë fotovoltaike si një “fije e artë që përshkon secilën prej politikave të klimës së BE -së”, në sesionin hapës të eventit që këtë vitë po kryesohet nga Joao Serra, nga Universiteti i Lisbonës.

Konferenca është mbajtur në mënyrë elektronike dhe do të zgjasë deri në fund të javës, ndërsa katër panelet e para të diskutimit janë mbajtur këtë të hënë.

Ngjarja evropiane i kushtohet hulumtimit të energjisë solare, teknologjisë dhe aplikimeve të fotovoltaikëve.

Në këtë mënyrë diskutimi i parë i panelit – Menaxhimi i performancës dhe qëndrueshmërisë në shkallën teraëatt – shqyrtoi sesi kërcimet në fuqinë llogaritëse po ndikojnë në modelimin, prodhimin, mirëmbajtjen, përzgjedhjen e sitit, parashikimin dhe modelimi i të gjithë sistemeve të energjisë.

Ndërkaq, sesioni pasues – Efiçensa e burimeve në prodhimin e fotovoltaikëve, përdorimin dhe asgjësimin e tyre, duke analizuar se në të vërtet sa e qëndrueshme është energjia solare.

Ndërkaq, paneli që do të mbahet sot do të fokusohet në atë se si mund të arrihet një tranzicion 100% në një sistem të energjisë së ripërtëritshme i mbështetur në teknologjitë fotovoltaike.

Tutje, ngjarja kryesore e së enjtes do të përqendrohet në qelizat diellore tandem dhe potencialin e tyre për të qenë teknologjia e “ndryshimit të lojës”, kështu që shumë komentues PV po parashikojnë se do të jenë.

Për detajet e regjistrimit, sidhe cmimoren e pjesëmarrjes, për të ndjekur pjesën e mbetur të eventeve që do të zhvillohen gjatë kësaj jave mund të klikoni këtu.

Lulzim Syla nga ELEN shpalos planet për instalimin e 200MW të kapaciteteve solare në 5 vitet e ardhshme

Lexo më shumë

Lorik Haxhiu: Kosova mund të ketë deri në 500 MW energji solare të instaluar deri më 2030

Lexo më shumë