Search

Simic: Të mundësohet themelimi i dy ndërmarrjeve energjetike në veri

06 Maj, 2021


Gjatë diskutimit në seancën e Kuvendit të Kosovës për pagesat e rrymës në veri sipas kërkesës së KOSTT, përfaqësuesi i Lista Srpska sqaroi se subjekti i tij politik nuk do të votojë në favor të listës së rekomandimeve të propozuara pasi e njejta nuk përmban rekomandime për themelimin e dy ndërmarrjeve energjetike për të ofruar shërbime në veri.

Ai ka thënë se problemi i shpenzimit të rrymës në veri po politizohet për arsyje të ndryshme, ndërsa për këtë cështje është diskutuar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është arritur marrëveshja për energji elektrike që parasheh themelimin e dy kompanive që ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve.

Ai ka thënë se kërkesat për rexhistrim janë dorëzuar, por se ende nuk ka përgjigjje.

‘Fatkeqësisht, edhe pse kërkesat janë dorëzuar sipas rregullave ato ende nuk kanë pranuar asnjë përgjigjje ndërsa nevojitet rexhistrimi, themelimi dhe licencimi I këtyre dy kompanive në mënyrë që të njejtat të funksionojnë normalisht, të ofrojnë shërbime dhe të marrin pagesat për këto shërbime’, ka thënë Simic.

‘Pasi në listën e rekomandimeve nuk ka rekomandime për themelimin e këtyre dy ndërmarrjeve, Lista Serbe nuk do të votojë në favor të këtyre rekomandimeve’, ka thënë Simic në fjalën e tij në kuvend.

Shtatë vite pas nënshkrimit të marrëveshjes kompania energjetike “Elektrosever D.O.O” që nga 28 dhjetori i vitit 2020 ka dorëzuar kërkesë në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kërkesa kishte të bëjë me marrjen e licencës për të furnizuar me energji elektrike katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Por, në mungesë të bordit funksional, ky aplikacion nuk mund të procesohet më tutje

Ekspertët kanë thënë se kërkesa për licencim ka ardhë vetëm pak ditë pasi ZRRE kishte mbetur pa bord funksional. Ata kanë shtuar se Beogradi vazhdimisht ka manipuluar me regjistrimin apo kërkesën për licencim të kompanive serbe.

Kuvendi miraton rekomandimet e Komisionit për mbulimin e humbjeve për rrymën në veri

Lexo më shumë

Regjistrimi dhe licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë.

Kjo marrëveshje kishte paraparë krijimin e një kompanie të re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, e cila do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq).

Kompania “Drustvo Elektrosever D.O.O” në vitin 2018 është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, me bazë në Komunën e Mitrovicës së Veriut, dhe aktivitet kryesor ka tregtinë e energjisë elektrike.

===

Me shumicë votash, deputetët kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

68 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit ndërkaq 61 kanë votuar pro.

REL: Për tre vjet, 40 milionë euro humbje të energjisë në veri

Lexo më shumë