Search

Shitjet mujore të automjeteve me hidrogjen në Korenë e Jugut thyejnë rekord

18 Maj, 2021


Numri i automjeteve të hidrogjenit të shitura në një muaj të vetëm në Korenë e Jugut ka kaluar 1,000 automjete për herë të parë në histori të vendit.

Një raport i publikuar rreth trendeve të industrisë së automjeteve në prill nga Ministria e Tregtisë, Energjisë dhe Industrisë (MOTIE) së Koresë së Jugut, ka theksuar se shitjet kombëtare të Nexo hidrogjen automjeteve elektrike me qeliza djegëse ka arritur 1,265 në prill, një rritje prej 59.1% nëse krahasohet me muajin prill të vitit të kaluar.

Ky rekord i arritur, për herë të parë mbi 1,000 automjete, ka parakaluar rekordin e mëparshëm të vendosur jo më larg se në muajin mars me 934 automjete të hidrogjenit të shitura.

“Megjithëse ka mungesë të infrastrukturës së rimbushjes për automjetet me hidrogjen dhe duke konsideruar se ato vijnë me një çmim të lartë të afisheve, çmimi real për blerjen e automjeteve është i ulët për shkak të subvencioneve të qeverisë, që ka çuar tek ky rezultat”, ka thënë një zyrtar i Huyndai Motor.

Shitjet kombëtare të automjeteve miqëosre ndaj mjedisit, përfshirë edhe automjetet me hidrogjen, ka arritur 25,269 shitje në prill, duke përfaqësuar një rritje prej 41.3% nëse e krahasojm me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Gjigandët industrial në Korenë e Jugut zotojnë investime prej 38.2 miliardë dollarësh në hidrogjen

Lexo më shumë

Të dhënat tregojnë se trendi po rritet pothuajse në çdo metrikë

Automjetet miqësore ndaj mjedisit janë përllogaritur të përfaqësojnë 15.7% të të gjitha automjeteve të shitura në prill, ndërsa të dhëna krahasuese sqarojnë se përfaqësonin 8.5% dhe 10.7% të të gjitha automjeteve të shitura në muajin prill të 2019 dhe 2020, respektivisht.

“Ky është rezultat i hyrjes në treg të modelit të ri (IONIQ5 EV), si dhe rritjes së shitjes të Porter EV (+144.2%), Bongo EV (+158.8%) dhe Nexo”, kishte nënvizuar Ministria në raport.

Tutje, sipas raportit edhe eksportet janë duke lulëzuar, duke arritur 32,838 në prill, një rritje prej 44% në baza vjetore.

Automjetet miqësore ndaj mjedisit përbënë 18% të të gjitha automjeteve të eksportuara në muajin prill, që në një interpretim tjetër mund të kuptohet se parakaloj rekordin prej 9.3% të vendosur në vitin 2019, por bie paksa mbrapa shifrës prej 19.2% të arritur në 2020.

Ndryshe, eksportet e automjeteve miqësore ndaj mjedisit në prill arritën shifrën prej 930 milion dollar, duke vendosur një rekord të ri që është 60.2% më i lartë se shfira e arritur në 2020.

Rekordi i mëparshëm ishte 900 milion dollar, i vendosur në Janar të këti viti, ndërsa është bërë e ditur se këto shifra ishin mbështetur nga rritje e ndjeshme, 122.5%, të eksporteve të automjeteve hibride.

Korea e Jugut prezanton projektin e parkut të erës lundrues në vlerë prej 27 miliardë euro

Lexo më shumë