Search

Gjigandët industrial në Korenë e Jugut zotojnë investime prej 38.2 miliardë dollarësh në hidrogjen

08 Mars, 2021


Hyundai Motor, SK Group, Hawnha, Posco dhe Hyosung janë bërë bashkë për të investuar 38.2 miliardë dollarë Amerikan për zhvillimin e procesit të prodhimit, përdorimit dhe të shpërndarjes së hidrogjenit në Korenë e Jugut.

Pjesa më e madhe e investimit në totalin prej 38.2 miliardë dollarësh amerikan i takon SK Group, që ka zotuar investime prej 16 miliardë dollarësh. Sipas njoftimit këto burime do të përdoren për ndërtimin e kapaciteteve që do të kenë një prodhim vjetor deri në 30,000 ton hidrogjen.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kompanitë, investimet do të mundësojnë edhe përdorimin më të gjerë të hidrogjenit në Seoul, ndërsa kapacitetet do të jenë të mjaftueshme që deri në vitin 2023 të furnizojnë 200,000 automjete elektrike.

Krahas SK Group, investimi nga Hyundai Motor në vlerë prej 9.9 miliardë dollarësh amerikan do të synojë hulumtime dhe zhvillimin e makinave elektrike. Fondet do të përdoren edhe për instalimin dhe ndartimin e pikave shtesë të karikimit të këtyre automjeteve.

Është raportuar se POSCO do të investojë rreth 8.9 miliardë dollarë dollar për të hulumtuar mbi metodat e zëvendësimit të thëngjillitm e hidrogjen gjatë prodhimit të çelikut.

Qeveria e Koresë së Jugut premton mbështetje, kompanitë premtojnë bashkëpunim të ndërsjellë

Qeveria e Koresë së Jugut i ka premtuar mbështetje kompanive në projektet e tyre me fokus hidrogjenin, ndërsa i ka quajtur këto investime historike në përpjekjet e vendit drejt një ekonomie më të gjelbër.

Kryeministri i Koresë së Jugut, Chung Sye-kyon, ka deklaruar se qeveria e vendit synon që të themelojë një sistem të mbështetjtes për secilën fazë të zhvillimit të projekteve, duke përfshirë edhe prodhimin, transportimin apo aplikimin e projekteve.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanive janë zotuar për investime shtesë në industrinë e hidrogjenit.