Search

Korea e Jugut prezanton projektin e parkut të erës lundrues në vlerë prej 27 miliardë euro

11 Maj, 2021


Qeveria e Koresë së Jugut do të investoj rreth 1 miliardë euro për fazën e parë të projektit për zhvillimin e të parkut të erës lundrues në det të hapur me kapacitet prej 6GW në zonën e Ulsan, ka thënë presidenti i vendit Moon Jae-in.

Për të jetësuar këtë projekt gjigand është bërë e ditur se do të nevojitet një investim publiko-privat që do të arrijë vlerën e 26.7 miliardë, ndërsa komisionimi i plotë i projektit pritet të ndodhë në 2030.

Rreth 20 përqind të energjisë elektrike të prodhuar në parkun e erës mund të përdoren për të prodhuar afro 84,000-ton hidrogjen në baza vjetore, ka theksuar tutje presidenti i vendit Moon.

Ky projekt do mund të plotësoj gjysmën e objektivit të caktuar për instalim të kapaciteteve gjeneruese në det të hapur deri në 2030.

Tutje, projekti pritet që poashtu të jetë përgjegjës për krijimin e 210,000 vendeve të punës, ka nënvizuar Moon.

Parku i erës me kapacitet të instaluar prej 6 gigavat do të ndërtohet në hapësirën e fushës së gazit Donghae 1 që është planifikuar të përfundoj prodhimin në 2022.

I vendosur rreth 58 kilometra nga Ulsan, hapësira e përcaktuar për zhvillimin e projektit tashmë është përzgjedhur nga Korporata Kombëtare e Naftës së Koresë (KNOC), Korea Energji Lindje-Perëndim (EWP), dhe Equinor për zhvillimin e shembullit të parkut lundrues të erës me kapacitet prej 200MË të Donghae 1.

Një sasi e energjisë së gjeneruar në Donghae 1 do të përdoret për të furnizuar një impiant elektrolizeri 100 MW që po zhvillohet nën një projekt tjetër.

Gjigandët industrial në Korenë e Jugut zotojnë investime prej 38.2 miliardë dollarësh në hidrogjen

Lexo më shumë