Search

FKEE mban takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe BE-së

July 29, 2026


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në sektorin publik.

Për mediat, FKEE, ka njoftuar se gjatë takimit u diskutuan komponentët kryesorë të projekteve, struktura e implementimit, rolet dhe përgjegjësitë e palëve, si dhe modalitetet operacionale për zbatimin e aktiviteteve, raporton Kosovo Energy.

Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me menaxhimin financiar, prokurimin, kërkesat për pajtueshmëri, menaxhimin e rreziqeve mjedisore dhe sociale, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmat e trajtimit të ankesave, si dhe korniza e rezultateve dhe monitorimit të projektit.

Sipas FKEE një takim i tillë shërben për të harmonizuar hapat e ardhshëm dhe për të siguruar një koordinim të ngushtë ndërmjet FKEE-së, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, me synim zbatimin sa më efikas të investimeve prioritare që do të kontribuojnë në rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve