Shtyhet Afati për Aplikim në Skemën Mbështetëse për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
July 29, 2026
Ministria e Ekonomisë në koordinim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA, dhe Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDev, ka njoftuat se është shtyrë afati për aplikim në Skemën e Granteve për Energji për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Aplikimi mbetet i hapur deri më 09.08.2026 deri në orën 24:00.
Sipas njoftimit ky vendim është marrë me qëllim që t’u ofrohet bizneseve të interesuara kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke mundësuar një pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë skemë mbështetëse.
Për më shumë informata, gjeni në këtë Link.
Të gjitha kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar për aplikim mbeten të pandryshuara.
Faza 2 e Skemës Mbështetëse për NVM - Thirrja publike e hapur deri javën tjetër
Lexo më shumë
Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova.