Search

Sllovenia nis platofrmën online për përgatitje të strategjisë për largim të qymyrit

06 Gusht, 2020


Ministria e Infrastrukturës ka përgatitur një platorfmë online si kanalin kryesorë të komunikimit për aktivitetet lidhur me përgatitjen e strategjisë kombëtare për largimin e qymyrit dhe ristrukturimin e regjioneve të qymyrit.

Në përputhje me Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, Sllovenia duhet të përgatis një strategji kombëtare afatgjate për tranzicionin dhe ristrukturimin e rajoneve të qymyrit, të cilat do të dorëzojnë një plan dhe afat kohor për mbylljen e minierave të qymyrit ‘Premogovnik Velenje’ dhe largimin gradual të qymyrit në termocentralin ‘Termoelektrarna Šoštanj (TEŠ)’.

Lista e dokumentave të cilat janë duke i përgatitur përfshijnë një plan strategjik kombëtar për largimin gradual të rajoneve të qymyrit në vijë me principet e një tranzicioni të mirëfilltë energjetik, thotë Ministria e Infrastrukturës në Slloveni.

Platfroma online ndjekë praktikat e mira të platformës online të NECP. Qëllimi i saj do të jetë gjithëpërfshirës dhe i azhurnuar me informatat e autoriteteve lokale, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe aksionarëve të tjerë.

Sipas raportit të publikuar nga Climate Action Network (CAN) Europe, Sllovenia është ndër shtatë shtetet antare që planifikojnë të përdorin qymyr përtej vitit 2030.

Në Qershor Komisioni Europian nisi ‘Just Transition Platform’ (Platforma Vetëm Transformohu), për të ndihmuar shtetet të përzgjedhin territoret për transformim dhe qasjen për fonde të mekanizmit të platformës ‘Just Transition’.

Dy javë më parë BE jepi dritën e gjelbër për 10 miliard euro për fondin e ‘Just Transition’ nga plani për rimëkëmbje të COVID-19 që do të thotë se shtetet antare do të kenë 17.5 miliardë euro për planet e tyre për largim gradual të qymyrit.