Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
July 24, 2026
Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 24 Korrik:
Rajoni i Pejës
Punime në projekte investive
1
Nga NS 35/10[kV] Peja II do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] Puhovci (kodi: 50051009) nga ora 10:30 deri në ora 14:30.
Vendet: Kisha Katolike, Ambulanca e Stomatologjisë, Dukagjini 1, Dukagjini 2, Rr. Gjeneral Wesley Clark, pjesë të Rr. Mbretëresha Teutë, pjesë të Rr. Rashit Gorani, Rr. Nënë Tereza.
Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje-dalje sipas Pëlqimit Elektroenergjetik.
2
Nga NS 35/10[kV] Peja II do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] J10 Asllan Qeshmja (kodi: 50051002) nga ora 10:30 deri në ora 14:30.
Vendet: Rrugët: Agim Radoniqi (një pjesë), Asllan Çeshma, Azem Bejta, Bege Maliqi, Beteja e Albulenës (një pjesë), Dëshmorët e Peklenës (një pjesë), e Çamërisë, Gjergj Fishta, Jusuf Kelmendi (një pjesë), Kapetan Rudi, Mbreti Bardhyl, Rifat Burxheviq (një pjesë), Sylë Tabaku dhe Tahir Coli.
Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje-dalje sipas Pëlqimit Elektroenergjetik.
Rajoni i Prizrenit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] Dogana Vermicë (kodi: 30035007) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
Vendet: Dogana, Autostrada 1 – Brezi kufitar, Renelual Tahiri, Shkoza, Vermica, Mifabeli.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.
Rajoni i Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] Narcisi (kodi: 40044006) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.
Vendet: Hotel Narcisi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 10[kV] Shupkovci
Nga dalja 10[kV] Shala nga degëzimi Mazhiqit nga ora 10:00 deri në ora 15:30 do të ndërpritet:
NS 10/0.4[kV] Rashan-2-Shkolla (kodi: 70000101015)
NS 10/0.4[kV] Rashan.1 (kodi: 70000101016)
NS 10/0.4[kV] Rashan 3 (kodi: 70000101017)
NS 10/0.4[kV] Tersten (kodi: 70000101018)
Vendet: Rashani.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrim i trasesë.